Hernandez: Ruajmë autenticitetin e “Sarajeve”, si perlë e arkitekturës osmane në Tiranë

Muzeu do të shërbejë si një platformë për edukimin e brezave të rinj mbi trashëgiminë islame; ruajtjen dhe promovimin e objekteve me vlerë të rrallë historike dhe artistike dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit shkencor.


Projekti për Muzeun e Artit dhe Trashëgimisë Islame, që u prezantua mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, synon të sjellë në zemër të Tiranës një qendër të re kulturore, edukative dhe kërkimore, të dedikuar pasurisë së artit dhe historisë islame në Shqipëri dhe më gjerë.

Projekti, i prezantuar nga arkitekti i njohur Jesus Hernandez nga studio Casanova + Hernandez, përfshin ndërthurjen harmonike të trashëgimisë osmane me arkitekturën bashkëkohore.

Arkitekti Hernandez shpjegoi se muzeu do të përbëhet nga tre komponentë kryesorë:

“Sarajet e Toptanëve, një ndërtesë historike e kategorisë së parë, e shpallur monument kulture, do të restaurohet me delikatesë për të ruajtur identitetin e saj si një perlë e arkitekturës osmane. Kjo hapësirë do të shërbejë për ekspozimin e koleksionit të rrallë të artit dhe objekteve islame të mbledhura nga Instituti Konak në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë”, tha ai.

Ndërsa do të ndërtohet një ndërtesë e re moderne, me një strukturë bashkëkohore që do të ngrihet pranë Sarajeve dhe do të përmbajë arkivin dhe qendrën e trashëgimisë kulturore islame, departamentin kërkimor, i cili do të vazhdojë hulumtimin mbi historinë shqiptare dhe islamike si dhe hapësirën për ekspozita, seminare dhe evente kulturore.

“Hapësira publike ndërmjet dy ndërtesave është një zonë e tretë e hapur, e projektuar për të lidhur muzeun me rrjetin e hapësirave publike të Tiranës, përfshirë Muzeun Historik Kombëtar dhe sheshin “Skënderbej”. Kjo hapësirë do të jetë funksionale për aktivitete publike dhe sociale”, u shpreh Hernandez.

Ai vuri në dukje se, përmes këtij masterpalani të mirëstudiuar synohet rikthimi i historisë përmes arkitekturës.

“Sarajet e Toptanëve përfaqësojnë një bukuri të rrallë të trashëgimisë osmane dhe kërkojnë restaurim të kujdesshëm. Kemi synuar të ruajmë autenticitetin e strukturës dhe të risjellim historinë përmes një qasjeje të ndjeshme dhe të respektueshme ndaj së kaluarës”, tha Hernandez gjatë prezantimit.

Ai shtoi se pjesë e projektit është gjithashtu restaurimi i hamamit historik brenda sarajeve, si një element arkitekturor me rëndësi të veçantë për historinë urbane dhe kulturore të Tiranës.

Muzeu do të shërbejë si një platformë për edukimin e brezave të rinj mbi trashëgiminë islame; ruajtjen dhe promovimin e objekteve me vlerë të rrallë historike dhe artistike dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit shkencor

Ky projekt i ri pritet të sjellë jo vetëm një vlerë të shtuar për turizmin kulturor në Shqipëri, por edhe një qasje moderne ndaj menaxhimit të trashëgimisë kulturore, duke krijuar një qendër muzeale të klasit ndërkombëtar në zemër të Tiranës.

Burimi ATSH

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…