Projekte të përbashkëta kërkimore, UMT marrëveshje me Shoqatën e Shkencave të Ushqyerjes

Universiteti i Mjekësisë Tiranë (UMT) dhe Shoqata Shqiptare e Shkencave të Ushqyerjes (ASNS) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi


Universiteti i Mjekësisë Tiranë (UMT) dhe Shoqata Shqiptare e Shkencave të Ushqyerjes (ASNS) nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të nxisë projekte të përbashkëta kërkimore, aktivitete shkencore e inovative, si dhe promovimin e një stili të shëndetshëm jetese në komunitet.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, prof. dr. Xheladin Draçini dhe presidentja e ASNS, prof. Angela Andreoli.

Kjo marrëveshje i hap rrugën bashkëpunimeve më të gjera në fushën e mjekësisë dhe të shkencës së ushqyerjes.

Gjithashtu marrëveshja përfaqëson një hap domethënës në forcimin e partneriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në rritjen e cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor.

Kërkimi shkencor në fushën e nutricionit është një nga shtyllat kryesore për parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit.

Burimi ATSH

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj

Kryeministri Edi Rama tha sot se dhuna e shfaqur gjatë protestave synon destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së…