Rama: Sfida më e madhe drejt BE, të rishpikim veten tonë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sfida më e madhe e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE është të rishpikë veten.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sfida më e madhe e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE është të rishpikë veten.

I pyetur se cila është sfida më e madhe për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE, kryeministri Edi Rama u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre, se, “BE-ja është bekim për një vend si i yni, e për vende si yni në rajon. Është një bekim që Afganistani, apo Iraku, apo të tjerë nuk e kanë pasur”.

“Përmes BE-së ne mund të marrim të gjithë dijen për të ndërtuar institucionet, për të ndërtuar shtetin që jep, ofron për qytetarët e tjerë, përtej individualiteteve apo personaliteteve dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha Rama.

“Për ta bërë këtë, BE-ja të jep mjetet për të rishpikur veten si komb, për të rishpikur veten si vend dhe për të rishpikur veten si shtet”, u shpreh Rama.

“Në këtë proces besoj që BE-ja na ka ndihmuar ne si shumicë të rishpikim veten, nëse duam ta bëjmë këtë gjë dhe këto dy vite sfida do të jetë të rishpikim veten duke u afruar gjithmonë e më pranë, në mënyrën tonë të të qenit me kërkesat, ashtu siç kërkesat e këtij grup-kapitulli që janë jashtë mase të mëdha dhe që janë shumë sfiduese”, tha Rama.

“Mjedisi sot është një çështje tejet e ngutshme. Kërkesat janë sfiduese edhe për shtetet anëtare, për të ruajtur standardet dhe për të mbrojtur standardet. Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund. Kjo është arsyeja përse e përmenda që tashmë kemi një ministri më vete vetëm për mjedisin, me një ekip që është rritur gjatë detyrës, me një ministër të ri, i cili është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet edhe të gjejë një negociator që ta shoqërojë”, tha Rama.

“Sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më parë do ta kisha marrë në konsideratë, por sot është shumë e qartë. Është një proces të mësuarit për të gjithë ne dhe duhet të jemi të përulur, të përkushtuar ndaj punës dhe duhet ta duam Evropën me të gjithë pasionin tonë, e çdo presidencë të saj me pasion, e çdo përfaqësues të presidencave përfaqësuese me pasion. Kjo është ajo çfarë duhet të bëjmë”, tha Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…