Rama: 28 kapituj të hapur. Kos: E mbështes fort planin tuaj për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u hapën edhe 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave.


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku u hapën edhe 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave.

I shoqëruar nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kryeministri u njoh me “murin” e zgjerimit, ku pasqyrohet me piketa ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Kryeministri vlerësoi se me çeljen e këtyre 4 kapitujve, “Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt BE-së”.

“Hapim 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur, një ritëm rekord në procesin e negociatave. Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve!”, u shpreh Rama.

Nga ana e saj, Komisionerja Kos shpjegoi ecurinë e Shqipërisë në murin e zgjerimit, ku pasqyrohet statusi i çdo grup-kapitulli në raport me negociatat për anëtarësim.

“Sigurisht, tani jemi të përqendruar te kjo pjesë, sepse ky është vërtet një përjashtim i mënyrës si e bënim këtë. Shqipëria ka ecur kaq shpejt! Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht”, u shpreh Kos.

“Mesa duket sapo kemi çelur një tjetër grup-kapitull. I dashur Kryeministër, i dashur Edi, keni nderin që ndërsa unë heq të kuqen, ju do të vendosni ngjyrën e re”, shtoi ajo.

Pas çeljes së këtyre kapitujve, për Shqipërinë kanë ngelur vetëm 5 kapituj për t’u hapur.

Komisionerja Kos siguroi se hapja e tyre do të bëhet brenda këtij viti, sipas planit.

“E mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat, që do të thotë, të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027 dhe, pastaj, sigurisht, t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht – sepse kjo lidhet me drejtimin – dhe i ekipit, që po ecën mirë; jo vetëm ju, por i gjithë ekipi. Urime, edhe një herë! Është vërtet privilegj për mua të punoj me Ju”, theksoi ajo.

Nga ana e tij, Rama falënderoi ekipin e BE-së në Shqipëri, që na rri gjithmonë “mbi kokë”, për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga ç’duhet.

Grup-kapitulli 4 që u hap sot përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…