Rama për “Times Radio”: Narrativa për shqiptarët në burgjet britanike, gënjeshtër e “Brexit”

Në një intervistë për ”Times Radio”, Rama iu kundërpërgjigj deklaratave të kreut të partisë “Reform UK”, Nigel Farage me të cilin ka pasur edhe më parë polemika sa i takon deklaratës së këtij të fundit për numrin e madh të shqiptarëve në burgjet britanike.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se narrativa për numrin e madh të shqiptarëve në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër e përdorur gjatë fushatës për Brexit.

Në një intervistë për ”Times Radio”, Rama iu kundërpërgjigj deklaratave të kreut të partisë “Reform UK”, Nigel Farage me të cilin ka pasur edhe më parë polemika sa i takon deklaratës së këtij të fundit për numrin e madh të shqiptarëve në burgjet britanike.

“Ne kemi bërë goxha punë me disa qeveri britanike, përfshi qeverinë aktuale. Dhe numri i shqiptarëve të cilët kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar duke rënë aq sa e bën të papërfillshme për këtë diskutim. Pra, nuk ka aspak një gjë të tillë. Nga ana tjetër, unë pyes veten se nëse ky do të ishte këndvështrimi i qeverisë britanike, atëhere ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që do t’ju ndërtojnë shtëpitë, që t’ju shërbejnë kafenë, që do të jenë shoferët e taksive, shoferët e kamionëve. Por, kjo nuk është pyetje së cilës do t’i përgjigjem unë, por politikanët britanikë”, deklaroi Rama.

Rama tha gjatë emisionit në “Times Radio” se shifrat e hyrjeve ilegale të shqiptarëve në Britani janë ulur ndjeshëm dhe sot janë të papërfillshme për të qenë pjesë e debatit politik.

Sa i përket ftesës për të vizituar Shqipërinë, drejtuar Nigel Farage, Rama e përshkroi Shqipërinë si “jo thjesht një vend të bukur, por më të bukurin”, falë natyrës ende të paprishur dhe autenticitetit mesdhetar që sipas tij, e bën të veçantë.

“Shqipëria ka ende një natyrë të paprekur dhe ka shumë nga Evropa Mesdhetare, ashtu siç ka qenë në kohën kur jeta ka qenë më e shtensionuar. Prandaj, them se është vendi më i bukur. Mbase konservatorët apo Farazh do ta gjejnë mahnitëse, sepse ata mendojnë se e shkuara është më e mirë se e ardhmja. Shqipëria do ta ndihmojë atë të marrë një aromë të këndshme”, përfundoi Kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…