Rama: Ndryshim kushtetues për reduktimin e numrit të deputetëve në të paktën 101

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste propozoi sot reduktimin në 101 të numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste propozoi sot reduktimin në 101 të numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama u shpreh se “ky ndryshim pozitiv kushtetues duhet të jetë një objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”.

“Pas dhjetë legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se sa një aspekt”, tha Rama.

Po ashtu, Rama nënvizoi se Kuvendi, i cili miraton e nxjerr ligje për të gjithë, nuk ka ende ligjin e vet.

Rama theksoi se ligji organik për funksionimin e Kuvendit duhet të jetë objektiv.

“Kuvendi nuk ka status, nuk ka një administratë të mbështetur sa dhe si duhet, madje është pa shtëpi, që t’i garantojë praktikën dhe estetikën e një shteti anëtar të BE-së”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…