Shqipëria mirëpret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Prej ditës së sotme, 10 shtator 2025 dhe deri të premten e 12 shtatorit, Federata e Futbollit do të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave të kontinentit, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Čeferin.


Shqipëria pret për herë të parë mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, duke u kthyer në skenën e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të qeverisjes së futbollit evropian.

Prej ditës së sotme, 10 shtator 2025 dhe deri të premten e 12 shtatorit, Federata e Futbollit do të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave të kontinentit, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Čeferin.

Kreu i qeverisë së futbollit evropian do të mbërrijë pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas agjendës, ditën e nesërme në orën 09:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë, pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”. Ceremoninë hapëse do ta nderojnë me praninë e tyre Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

FSHF njofton se pikat kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Tiranë janë caktimi i vendeve pritëse të finaleve të e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027.

Në rend dite janë edhe tre çështje të tjera si shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Evropian të Futsalit për vajza dhe rregulloret e fazës kualifikuese evropiane për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028.

Lexo më shumë nga

Rama: Investimet e huaja në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme, arrijnë 16,6 miliardë euro

Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Investimet e huaja në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme, arrijnë 16,6 miliardë euro

Investimet e huaja direkte në Shqipëri po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe në 5 vitet e fundit vendi ka…