Sejko: Në 7 tetor nisin pagesat në zonën SEPA, hap drejt integrimit financiar europian

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se Shqipëria nis zyrtarisht pagesat në euro në zonën SEPA (Single Euro Payments Area) duke filluar nga 7 tetori 2025.


Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se Shqipëria nis zyrtarisht pagesat në euro në zonën SEPA (Single Euro Payments Area) duke filluar nga 7 tetori 2025.

Ai e cilësoi këtë një zhvillim të rëndësishëm për sistemin financiar dhe procesin e integrimit europian të vendit. “Ky hap e konsideron Shqipërinë të integruar në BE në aspektin e pagesave në fushën financiare”, tha Sejko.

Sejko sqaroi se Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore që i hapin rrugën përfshirjes së plotë të Shqipërisë në këtë sistem të unifikuar pagesash. Ai theksoi se Komisioni Evropian i Pagesave ka pranuar tashmë të gjitha bankat shqiptare, të cilat do të operojnë në sistemin SEPA nga tetori i vitit të ardhshëm.

“Ky është një hap madhor që e pozicionon Shqipërinë si një vend tërësisht të integruar në sistemin financiar europian,” u shpreh Guvernatori.

SEPA përfshin aktualisht 41 vende, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, disa shtete nordike dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ky sistem mundëson transferta në euro me shpejtësi më të madhe, standarde të unifikuara dhe kosto shumë më të ulëta krahasuar me sistemet tradicionale ndërkombëtare.

Shqipëria dhe Mali i Zi janë pranuar formalisht si anëtaret më të reja të zonës SEPA në nëntor të vitit 2024, duke u konsideruar gjerësisht si një arritje strategjike në fushën e financës dhe transparencës.

Sejko nënvizoi se përveç ligjit për shërbimet e pagesave, janë miratuar edhe akte nënligjore dhe reforma për forcimin e bazës ligjore në luftën kundër pastrimit të parave, çka ka ndikuar pozitivisht në procesin e pranimit.

Ai deklaroi se nga ky proces ka përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë dhe biznesin.

“Përfshirja në SEPA sjell përfitime konkrete për qytetarët, bizneset dhe investitorët: Transferta më të shpejta në euro nga dhe drejt vendeve të BE-së; kosto më të ulëta bankare për pagesa ndërkombëtare; rritje të transparencës dhe efikasitetit në sistemin bankar dhe besueshmëri më e lartë për investitorët e huaj”, u shpreh Guvernatori.

“Ky hap ul ndjeshëm kostot për ekonominë dhe rrit imazhin e Shqipërisë në tregjet e huaja, duke e bërë vendin më tërheqës për investime të huaja” theksoi Sejko.

Burimi ATSH

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Opozita nuk votoi asnjë prej paketës së ligjeve të integrimit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kujtoi sot se opozita nuk ka votuar asnjë prej paketës së ligjeve…