Rama: Vendosim në ligj përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të “symbylljes” ndaj ndërtimeve pa leje

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se në paketën e re për hapësirën publike do të parashikohet përgjegjësi ligjore për inspektorët në terren që “mbyllin sytë” ndaj ndërtimeve pa leje.


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se në paketën e re për hapësirën publike do të parashikohet përgjegjësi ligjore për inspektorët në terren që “mbyllin sytë” ndaj ndërtimeve pa leje.

I pyetur në një intervistë televizive për prishjen e ndërtimeve pa leje, Rama u shpreh se, “në paketën e re që do të prezantojmë në javën e ardhshme ne do fusim në ligj dhe përgjegjësinë drejtpërdrejt të symbylljes”.

“Nuk mund të thuash që isha inspektor dhe nuk e pashë. Do duhet të mbash përgjegjësi edhe ti, ligjore, që nuk e kemi sot. Këto janë sfida të cilat i kanë kaluar dhe jetojnë edhe sot edhe vende shumë të mëdha”, tha Rama.

Sa i përket ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri tha se kur u njohën me situatën, “gjërat ishin bërë fakt”.

“Ne nuk kemi pasur dijeni për këtë. Ata që duhet të bënin këtë gjë janë shkarkuar nga puna dhe janë larguar që të gjithë, që nga drejtori i madh i Shkodrës”, u shpreh ai.

Rama tha se prishjet e godinave me qëllim fitimi do të vazhdojnë kudo.

“Shtëpia është tjetër gjë, jo se duhet ndërtuar pa leje, dhe godinat për qëllim fitimi është tjetër gjë. Ndërtimi i një shtese në shtëpi, në një truall tëndin në fshat është komplet tjetër gjë dhe marrja e trotuarit në mes të Tiranës, ose marrja e këtij oborri brenda lagjes për të bërë çfarë të duash ti, janë hequr”, tha ai.

Kryeministri Rama u shpreh se do të përdoret teknologjia dhe nga ana tjetër do të rishikohet skema e policive bashkiake dhe e inspektorateve.

“Me masën e re ligjore do duhet të përgjigjen para ligjit”, tha ai.

“Kjo është historia ime edhe pak personale. Ti e di shumë mirë, që fillimi i prishjeve ka qenë kur hyra në Bashkinë e Tiranës. E di që kjo është histori e gjatë, por unë nuk e lë këtë histori pa e mbyllur”, shtoi më tej kryeministri.

Ai preku edhe Fondin e Gjelbër që pritet të krijohet nga qeveria. Me rregulloren e re, paralajmëroi Rama, për çdo karrige që do të vendoset jashtë nga bizneset do të kontribuohet me një pemë.

“Do mbjellim shumë në Shqipëri në këtë pesëvjeçar, do krijojmë korridore në anë të autostradave dhe aty do të detyrojmë mbjellje”, u shpreh kryeministri Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e…