Rama: Monitorim digjital i territorit, kamera inteligjente nëpër qytete në mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se problemi i pastërtisë së territorit ka shënuar përmirësim, megjithatë niveli aktual nuk është ende i kënaqshëm.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se problemi i pastërtisë së territorit ka shënuar përmirësim, megjithatë niveli aktual nuk është ende i kënaqshëm.

Gjatë një interviste në media, Rama theksoi se prej tre vitesh, gjatë sezonit veror, bashkitë nuk kryejnë më pastrimin vetëm me forcat e tyre, por mbështeten nga qeveria, e cila shpërndan kompani shtesë për pastrimin. Kjo, sipas tij, ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e pastërtisë në plazhe dhe rrugë.

“Diçka që nuk mund ta bëjë dot qeveria është t’u mbajë dorën qytetarëve që të mos hedhin plehrat në rrugë”, tha Kryeministri.

Ai informoi gjithashtu se në mandatin e katërt qeverisës do të nisë zbatimi i projektit për qytete inteligjente, që përfshin monitorimin digjital të territorit dhe shërbimeve publike.

“Së shpejti do të kemi kamera inteligjente nëpër qytete që do të monitorojnë çdo gjë, që nga ndjekja e pjesëmarrjes së nxënësve në shkolla, tek administrimi i institucioneve arsimore dhe garantimi i sigurisë në ambientet shkollore”, u shpreh ai.

Rama shtoi se do të instalohet një sistem i avancuar kamerash që do të lejojë monitorimin në kohë reale të çdo ndërtimi pa leje, si dhe të problematikave të tjera në hapësirat urbane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…