Rama: Gjelbërim të akseve kombëtare pas lirimit të buzërrugëve

Në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, për të vendosur piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt “Shqipërisë – kampione e turizmit në rajon”, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni, Rama theksoi se “luksi i Shqipërisë është ky, është bukuria e vet, luksi i Shqipërisë është tradita e vet. Turizëm luksi bëhet duke e kthyer natyrën dhe duke i kthyer bukuritë e natyrës në asete për të rritur çmimin”.


Kryeministri Edi Rama tha sot “ne të gjithë së bashku dhe qeveria duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë në të gjitha pjesët ku e kemi shqepur dhe ku e kemi bërë copë-copë, duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që nuk ka kopje kolone antike në hotelin e radhës që mund ta konkurrojë”.

Në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, për të vendosur piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt “Shqipërisë – kampione e turizmit në rajon”, duke reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni, Rama theksoi se “luksi i Shqipërisë është ky, është bukuria e vet, luksi i Shqipërisë është tradita e vet. Turizëm luksi bëhet duke e kthyer natyrën dhe duke i kthyer bukuritë e natyrës në asete për të rritur çmimin”.

“Dhe këtë gjë do ta shohim në të gjitha përmasat, që nga rrugët kombëtare ku ka filluar lirimi i buzërrugëve në një përmasë të caktuar dhe ku do të vazhdojmë më pas me gjelbërimin e tyre, nga krijimi i fidanishteve, në tokat buzë rrugëve, ku faktikisht nuk ka ndërtim dhe nuk ka prodhim, te futja e natyrës më shumë në qytet, hapësirat publike që po çlirohen në Tiranë apo në qytete të tjera, duhet t’ia lënë vendin hapësirave ku futet më shumë natyra në qytet”, nënvizoi Rama.

Patjetër, vijoi Kryeministri, që tani që po largohen këto të ashtuquajturit ‘pergolata’, kjo do të mbetet në historinë e zhvillimit si një shpikje që u bë në Vlorë, ‘pergolat’ dhe kur njeriu dëgjon ‘pergolatë’ mendon një hardhi plot gjelbërim dhe rrush.

“Pergolata që lindi në Vlorë është hekur, është hekur, kartonxhes dhe llamarinë dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje dhe jo vetëm u shpërnda si mortje në gjithë Shqipërinë, por u kthye dhe në një argument për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar, duke marrë nga bashkitë një të ashtuquajtur leje për punime të përkohshme, a ku di unë si quhet, neni 7, se e mësova dhe unë nenin 7, që është si neni 55 i Agjitacionit e Propagandës dikur, një tmerr që ta sjell pseudopergolatën poshtë pallatit dhe pastaj bën pronar prurësin e rrushit prej çeliku. Kjo është ajo që ka ndodhur”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “tani, mbas heqjes së tyre, duhet të sjellim shumë më tepër natyrën dhe si fillim, cilido që do vërë një karrige jashtë, do duhet të kontribuojë me një pemë. Pastaj dhe një sërë rregullash të tjera që do t’i bëjmë publike”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…