Xi Jinping-u ndjek galanë për 80-vjetorin e fitores së Luftës kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore

Të mërkurën në mbrëmje u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin galaja “Fitorja e drejtësisë”, me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore.


Të mërkurën në mbrëmje u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin galaja “Fitorja e drejtësisë”, me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë e ndoqën këtë gala.

Pas hyrjes në sallë, Xi Jinping-u dhe udhëheqësit e tjerë shtrënguan duart me përfaqësues të veteranëve të luftës kundër agresionit japonez.

Filmi multimedial me muzikë, poezi dhe valle “Duke kujtuar malet dhe lumenjtë” çeli siparin e galasë. 80 vjet më parë, pas 14 vjetësh lufte të paepur dhe të përgjakshme, populli kinez mundi agresorët japonezë. Kjo Luftë e madhe e Rezistencës e Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez shënoi fillimin e Luftës Antifashiste Botërore dhe hapi fushëbetejën kryesore në Lindje. Lufta kundër agresionit japonez dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpëtimin e kombit nga rreziku, në arritjen e pavarësisë kombëtare dhe në çlirimin e popullit, si edhe për paqen botërore.

Galaja përbëhej nga 5 pjesë “Gjëmo, Lumi i Verdhë”, “Ylli i kuq mbi Kinën”, “Forca e pamposhtur”, “Agimi i përbashkët” dhe “Drejtësia e përhershme”. Artistët përdorën këngët, vallet, poezitë, pjesët dramatike etj. për të shfaqur historinë e luftës së paepur të popullit kinez kundër agresionit japonez dhe fitoren e madhe të kësaj lufte.

Programi u mbyll me vallen e kënduar “Bashkësia me fate të përbashkëta”. Në fund të galasë të gjithë të pranishmit kënduan së bashku “Duke kënduar për atdheun”.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: FA në terren në Abaze të Krujës në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se efektivët po punojnë së bashku me strukturat e tjera të emergjencave…