Rama: Ndërmarrjet e ujësjellësve të mbushura me punonjës parazitë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një nga problemet themelore të furnizimit me ujë është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një nga problemet themelore të furnizimit me ujë është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.

“Jam i bindur se drejtorët e shoqërive këtu e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca realisht të përgatitura teknikisht bëjnë punën dhe sa forca parazite janë në ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, politikës, tarafit, fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se Operatori Kombëtar i Ujit do të ketë kapacitetin që të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua totalisht nga politika OSHEE.

“Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE-së t’i vendosë partia, apo të lëvizin lart e poshtë se do partia, është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon tanimë me rregullat e një korporate që ka rezultate dhe energjia nuk është një mall që dikujt ia shet, dikujt ia fal, dikujt ia jep për bamirësi”, shtoi Rama.

Kryeministri siguroi se e njëjta gjë do të bëhet edhe me ujin.

“Siç kanë përfituar shumica dërrmuese e qytetarëve nga transformimi i OSHEE-së nga një ‘bandë’, në një korporatë, do të fitojnë shumica e qytetarëve dhe popullsisë nga transformimi i këtyre shoqërive në një korporatë shtetërore publike të ujit”, shtoi Rama.

Edhe në këtë sektor, Rama theksoi se “do të përpiqemi të krijojmë partneritete që do të na ndihmojmë të rrisin më tej cilësinë e punës”.

“Por, më e rëndësishmja, siç kemi sot në OSHEE kapacitete teknike dhe në nivelin e parë të specialistëve kemi trajnime dhe punë të vazhdueshme që po krijon hap pas hapi kompaktësi dhe vlerë të kapitalit njerëzor, kështu do të bëjmë dhe me ujin, siç u kemi dhënë mundësi teknikëve dhe inxhinierëve të rinj të vijnë të konkurrojnë, të hyjnë në punë pavarësisht se janë nga familje të majta, të djathta apo janë pa bindje politike. Politika jonë është të bëjmë shërbime më të mira për njerëzit dhe jo të përdorim pushtetin për të kthyer kompanitë qendrore në vende qokash. Do të bëjmë të njëjtën gjë me Operatorin e Ujit”, shtoi Rama.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…