Rama: Borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE-së në 2020 arritën në 13,6 miliardë lekë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e Operatorit të Ujit, ndërsa u ndal te borxhet që kanë akumuluar ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve për shkak të papërgjegjshmërisë në administrim.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e Operatorit të Ujit, ndërsa u ndal te borxhet që kanë akumuluar ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve për shkak të papërgjegjshmërisë në administrim.

Rama bëri të ditur se “borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13,6 miliardë lekë.

“Harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes së energjisë me borxhe”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se në vitin 2021 qeveria ndërmori hapin e parë, duke hyrë në procesin e bashkimit të kompanive.

“Faktikisht, nga 58 shoqëri, ndërmarrje ujësjellës kanalizimesh, çeta, ne krijuam 15 shoqëri rajonale. Natyrisht, që qëllimi ishte të përmirësohej performanca dhe të rritej përgjegjshmëria në administrim”, shtoi Rama.

Sot, theksoi kryeministri, “kemi rezultate domethënëse që na tregojnë se përgjigjja ndaj kësaj sfide është bashkimi, jo copëzimi”.

“Njerëzit nuk pinë decentralizim në rubinet, pinë ujë, duan ujë. Dhe decentralizimi nuk është fragmentim dhe shkatërrim, por është përgjegjshmëri dhe shërbim. Sot kemi 9 shoqëri rajonale, nga 15, që nuk krijojnë më detyrime ndaj OSHEE-së. Është një hap i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…