Forumi i Bled-it, Rama: Të përdorim procesin e anëtarësimit si shtet ndërtim, për ne Evropa është bekim

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë.


Kryeministri Edi Rama, mori pjesë sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë.

Në fjalën e tij në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo realitet?” krah Marta Kos, komisionere për Zgjerim e Bashkimit Europian, Robert Golob, kryeministër i Sllovenisë, Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë dhe Milojko Spajić, kryeministër i Malit të Zi, kryeministri u ndal të procesi i vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Rama nënvizoi objektivin e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

“Ne nuk po themi se jemi gati për 2027, por falë rekordmenes sllovene të notit, kemi objektiva të qarta të hedhura në tavolinë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe kriteret që t’i përmbyllim negociata deri në 2027. Pastaj janë shtete anëtarë dhe pjesët e tjera të procesit. Po shtyjmë, po ecim para dhe nuk po bëjmë pyetje”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se vendi jonë duhet ta përdorë procesin e anëtarësimit në BE si proces shtet ndërtimi.

“Nuk ka vend për nxitim, pjesa më e rëndësishëm për ne së paku për Shqipërinë, është që ta përdorim procesin e anëtarësimit si proces shtet ndërtimi, sepse Evropa është bekim për vende si tonat sepse është vendi i vetëm ku mund të marrësh dije si të ndërtohen institucionet. Ne nuk kemi pasur kurrë institucione në kuptimin e mirëfilltë dhe ndërtimi i institucioneve është procesi më i vështirë dhe këtu është dallimi me Afganistanin, Irakun apo të tjerë ku miqtë tanë të dashur kanë menduar se me bomba mund të ndërtosh një vend, por nuk është kështu. Ajo që kemi në Evropë, edhe pse dolëm nga një histori shumë e ngjashme me Irakun apo Afganistanin sa i takon mungesës së lirisë është dija për ndërtimin e institucioneve. Kështu që për këtë të gjithëve në vend u them se duhet të jemi të zellshëm të bëjmë punën”, tha Rama.

Rama theksoi se “Evropa është këtu që të na mësojë sesi të vendosim semaforët dhe të sigurojmë një qarkullim të mirë në jetën institucionale”.

“Ne po ecim përpara, por në kuptimin udhëheqjes tek ne është populli shqiptar, ne jemi absolutisht europtimist. E duam Evropën pa kushte dhe pse Evropa na ka bërë të vuajmë shumë, kemi bindjen e plotë që një ditë do të martohemi”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Njësi lëvizëse dentare për fëmijët edhe në zonat rurale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në një prej njësive lëvizëse në Elbasan, u shpreh…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Njësi lëvizëse dentare për fëmijët edhe në zonat rurale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në një prej njësive lëvizëse në Elbasan, u shpreh…