Rama: Disa gjyqtarë vendime në favor të zjarrvënësve, i nxjerrim përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj gjyqtarëve që marrin vendime në favor të zjarrvënësve.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj gjyqtarëve që marrin vendime në favor të zjarrvënësve.

Gjatë ceremonisë së Mirënjohjes Kombëtare ku u ndanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, Rama u shpreh se “duart e mendjeve kriminale, fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatësve të këtij vendi”.

“Kronika e zjarreve mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë, aq më tepër që ende nuk ka përfunduar së shkruari dhe rreth 10 mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve që rritet çdo vit fatkeqësisht duke u ushqyer rreth e rrotull Mesdheut, sidomos në temperaturat në kapërcime të vazhdueshme historike, por që mbin nga duart e mendjeve kriminale të cilat fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatëseve të këtij vendi”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë t’ia përcjellë organeve të qeverisjes së gjyqësorit këto raste, të cilat nuk janë shumë por janë mjaft për të vënë duart në kokë.

“Teksa mijëra njerëz me uniformë në këtë vend derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, shpesh në një luftë sfilitëse me zjarret dhe megjithatë mijëra hektarë pasuri pyjore e krijuar në qindra vjet përpihet nga goja e përbindshme e flakëve, disa persona, të cilëve nuk u dihen emrat, nuk u njihet fytyra, me një ndjeshmëri njerëzore zero, me një integritet moral dhe profesional zero me xhufkë, me ajër të kondicionuar mbuluar me tyrben e zezë të gjykatësit, i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me të katër këmbët e tyre të gjitha interesat e vendit dhe publikut duke dhënë vendime të ‘ububushme’ jo në mbrojtje të republikës, por në favor të zjarrvënësve”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “as nuk do të heshtim dhe as nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike pa luajtur, për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik, në proceset gjyqësore me zjarrvënës, me zaptues apo me gllabërues të të mirave dhe të pasurive publike të këtij vendi”.

Ashtu sikundër, Rama tha se “nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët dhe gjykatësit që i shërbejnë misionit historik kombëtar të Shqipërisë 2030 në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar drejt në mbrojtje të interesit publik dhe lirive dhe të drejtave të njerëzve të këtij vendi”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…