Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku priti sot në MIE, Arbenin dhe Marjanin, dy prej “veteranëve” të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre.


Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku priti sot në MIE, Arbenin dhe Marjanin, dy prej “veteranëve” të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre.

Balluku u shpreh se, ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj.

Zv.kryeministrja u shpreh falënderuese për punën dhe angazhimin e tyre.

Duke treguar eksperiencën e tyre të punës, Arbeni dhe Marjani u shprehën se, pajisjet ecin me hapa shumë të shpejtë nga zhvillimi teknologjik.

Balluku u shpreh se, “asetet më të rëndësishme të një ndërmarrje apo të një institucioni janë pa dyshim kapacitetet njerëzore, sepse teknologjia është çështje buxheti. Një teknologji të avancuar, një vend ka mundësi ta përballojë, një tjetër nuk ka mundësi direkt, por me kohën, me kredi etj., etj. Ndërkohë që kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme. Dhe nuk ka rëndësi se sa inovacion ti bën, domethënë inteligjencë artificiale, të gjitha këto pultet e komandimit. SCADA që ne të gjithë përdorim. Po sërish SCADA çfarë bën? Identifikon se ku është avaria, po kush do shkojë tek avaria? A shkon ti? Domethënë, pa kapacitetet njerëzore, ne nuk kemi asgjë në vijë”.

Duke kujtuar vitet e nisjes së punës së tyre dhe vështirësitë që kanë hasur, Arbeni dhe Mariani u shprehën se, aktualisht janë bërë investime të jashtëzakonshme.

Zv.kryeministrja Balluku shtoi se, “kemi dhe një peshë të madhe tani në sektorin energjetik. Sektori energjetik është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit. Dikur, energjia përdorej si një mall bazik jetësor. Duhet të kishim drita në shtëpi. Ndërkohë që sot nuk është kështu. Sot, energjia është baza e çdo sektori, edhe bujqësia do energji. Dikur bujqësia s’e përdorte fare energjinë, sot të gjitha serrat aplikojnë për lidhje me energjinë elektrike, sepse bëjnë vaditjen, sepse kanë ngrohje apo kanë ajrim gjatë dimrit”.

Nga ana tjetër, shtoi Balluku, “të gjithë sektorët e tjerë, shëndetësia, inovacioni që ka sot shëndetësia me aparatura dhe gjithçka tjetër, do linja të dedikuara energjetike, gjithçka, apo jo? Kështu që ne nuk jemi më ai sektori që ishte atje për të furnizuar poçat, katër poçat e një shtëpie. Është sektor që mban në kurriz gjithë ekonominë e vendit”.

“Juve keni punë përpara, do tërhiqeni nga terreni dhe do të filloni që të ktheheni në mësues të brezave të rinj që futen. Unë shpresoj shumë t’ju shoh në terren, edhe shpresoj shumë që t’i përcillni të gjithë këtë bagazh eksperience, por edhe pasioni që keni, sepse jua ndjej se si flisni, me sa dashuri flisni për punën, t’ia pasoni brezave të rinj”, t

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.