Rama publikon platformën e denoncimit: Dritare e re komunikimi në mbrojtje të hapësirës publike

Kjo platformë u hap në kuadër të aksionit të ndërmarrë prej fillimit të korrikut për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.


Të gjithë qytetarët që duan të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike tashmë mund ta kryejnë atë përmes platformës “Hapësira ime publike”.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se https://hapesiraimepublike.gov.al do të jetë “dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike”.

Në këtë platformë qytetarët mund të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve apo hapësirave komunitare, parking privat i paligjshëm, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, shkelje të tjera në dëm të pronës publike, ndotje fizike apo akustike, zaptim dhe ndotje e anës së rrugës kombëtare, kantier ndërtimi pa rrethim të rregullt, apo me ndotje mjedisore.

Në rast mosreagimi brenda 24 orësh nga institucionet, qytetarët janë të lutur të plotësojnë formularin që ndodhet në këtë platformë.

Deri më tani, nga të dhënat janë denoncuar 19 raste në platformë.

Kjo platformë u hap në kuadër të aksionit të ndërmarrë prej fillimit të korrikut për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.

Burimi

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…