Balluku: Lirim vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare deri nesër, penalizim për ata që refuzojnë

Dita e nesërme, 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.


Më 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamzë-Laç, ku inspektoi ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë e ku paralajmëroi penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen.

“Po zbatohet reforma e kthimit të ligjshmërisë të territorit të Shqipërisë për sa i përket sigurisë rrugore por edhe hapësirës publike e cila duhet liruar. Ne i kemi bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe bizneseve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masat dhe liruara hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve”, tha Balluku.

Balluku kujtoi se sipas aktit normativ të vitit 2011, “varrezat” e makinave duhet të qëndrojnë 1 km larg rrugës kombëtare.

“Janë marrë disa herë aksione që nuk kanë pasur rezultat. Ne kemi njoftuar se deri në 31 korrik me vullnet të plotë të gjitha subjektet duhet të lëvizin nga pjesët ku kanë bllokuar anët e rrugëve dhe akseve kombëtare”, nënvizoi ajo.

Balluku u shpreh se aksioni ka nisur nga rruga e Ndroqit, ku subjektet në shkelje kanë tërhequr gjithçka që kishin vendosur pranë rrugës, si në rastin e kompanive të mermerit.

“Ne e bëjmë këtë thirrje për të gjitha subjektet që duhet ta bëjnë këtë punë me vullnet të plotë, pa ndërhyrjen e IKMT-së. Por ndërkohë IKMT është në terren për t’i identifikuar të gjitha shkeljet të cilat edhe do të penalizohen”, tha Balluku.

Balluku nënvizoi se ky aksion është pjesë e reformës së madhe kombëtare për lirimin e territoreve të zaptuara, për lirimin e hapësirave publike, respektimin e sigurisë rrugore. “Gjithçka tjetër duhet të ketë bashkëpunim me vullnet të plotë. Do të tregohemi të kujdesshëm me shtëpitë por subjektet kanë gjithë mundësitë të tërhiqen duke respektuar distancat”, shtoi ajo.

Balluku vërejti se në këtë aks ka një numër të shtuar subjektesh që shkelin ligjin dhe rregullin. “Këto janë raste të patolerueshme ndaj do të ketë ndërhyrje të menjëhershme”, shtoi ajo.

Drejtoresha e IKMT-së, bëri të ditur se janë informuar thuajse 90% e subjekteve me aktivitet pranë akseve rrugore.

“Në datën 31 është afati i fundit. Deri në 31 janë në fazën e paralajmërimit duke u lënë afat që me vullnet mos të penalizohen me masa administrative apo penale. Por ne këtë aksion do ta çojmë deri në fund duke ndërhyrë si me masa administrative edhe penale”, siguroi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj dhe Zonja e Parë ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes

Institucioni i Presidentit të Republikës ndezi sot në mbrëmje dritat e pemës së Krishtlindjes.