Projekti “Ekipet sportive në shkolla” dhe lëvizja olimpike, qeveria fond mbi 1,2 miliardë lekë

Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit për projektin “Ekipet Sportive në Shkolla” në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).


Këshilli i Ministrave vendosi sot përcaktimin e masës së financimit për projektin “Ekipet Sportive në Shkolla” në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Qeveria miratoi masën e financimit prej 1 058 000 000 (një miliard e pesëdhjetë e tetë milionë) lekë, të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), dhe financimin, në masën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Sipas vendimit të Qeverisë, masa e financimit ndahet si në 250 000 000 (dyqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2022; 350 000 000 (treqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2023; 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2024; 200 000 000 (dyqind milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2024, për projektin “Ekipet sportive në shkolla”, dhe për aktivitete në kuadër të ndërkombëtarizimit të sporteve; 308 000 000 (treqind e tetë milionë) lekë nga fondet buxhetore të vitit 2025, për projektin “Ekipet sportive në shkolla”, nga të cilat 298 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tetë milionë) lekë për projektin “Ekipet sportive në shkolla”, dhe 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për shahun, pjesë e të njëjtit projekt”.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një video-mesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i…