UBT me programe të Universitetit BOKU të Vjenës, Rama: Burim i profesionistëve për sfidat e integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Universiteti Bujqësor i Tiranës do të shndërrohet në burim i njohurive dhe profesionistëve për sfidat e zhvillimit dhe integrimit në BE


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Universiteti Bujqësor i Tiranës do të shndërrohet në burim i njohurive dhe profesionistëve për sfidat e zhvillimit dhe integrimit në BE

Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku u prezantuan 9 programet që UBT ofron duke nisur nga ky vit janë sipas modelit BOKU.

Ai theksoi se me anëtarësimin në BE, numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT dhe që duhet të rreshtohen në frontin e shtetit shqiptar duhet të jetë shumë më i madh se ai i juristëve.

“Duhet një staf profesionistësh që të dinë se për çfarë bëhet fjalë, çfarë nevojash ka vendi, si të monitorojnë dhe rimodelojnë zhvillimet”, theksoi Rama.

Rama theksoi se mungesa e ujit dhe konfliktet për burimet po kthehen në probleme serioze, madje edhe midis shteteve, me mbi dy miliardë njerëz që përballen me mungesë të ujit.

“Në këtë kontekst, na duhen njerëz të ditur për të menaxhuar teknologjitë e reja që po zhvillohen me shpejtësi të madhe, si satelitët, dronët, përpunimin e imazheve, analizën e të dhënave dhe kërkimet shkencore mbi to. Jemi në kohë, por jemi gjithashtu në një sfidë të madhe kohore. Fatkeqësitë natyrore dhe menaxhimi i rrezikut nuk mund të trajtohen më me mendësinë “fajin e ka qeveria”, sepse për të kapërcyer këto fatkeqësi duhen investime në infrastrukturë dhe kapacitete të shteteve, qeverive dhe institucioneve vendore për zgjidhje të integruara ndërdisiplinore që bashkojnë shkencën, inxhinierinë, ekonominë, politikën dhe njohjen e territorit”, deklaroi Rama.

Në këtë drejtim, shtoi ai, stafi i Universitetit Bujqësor të Tiranës, i drejtuar nga rektori Sallaku, në bashkëpunim me BOKU, profesorë të të cilit kanë zbarkuar disa herë në Tiranë dhe janë shumë entuziastë nga kjo eksperiencë, po mbjellin një territor me fidanë të rinj dijesh dhe profesionesh.

Në kapitujt e negociatave për anëtarësimin në BE, Rama theksoi se bujqësia dhe zhvillimi rural janë një kapitull i veçantë dhe sfidues.

“Pedagogët që merren me pjesën e direktivave europiane e dinë shumë mirë se mjedisi dhe ndryshimet klimatike janë kapituj me vete, siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitoanitare janë gjithashtu kapituj të ndarë, ashtu si edhe ujrat dhe menaxhimi i mbetjeve. Të gjitha këto janë shqetësime madhore për një vend si Shqipëria”, tha Rama.

Problemi nuk është që të tjerët i kanë zgjidhur, shtoi Rama, por se ne kemi nevojë për dije, për njerëz të ditur, dhe baza për këtë është ky universitet.

“Kjo nuk bëhet me “miell të huaj”, sa do të marrim ekspertë dhe ndihmë nga jashtë. Na duhet ky brumë, kjo furrë që po bëhet gati për ta pjekur, dhe prurjet janë shumë të rëndësishme. Është interes kombëtar dhe prioritet mbështetja pa rezervë e kësaj reforme dhe e këtij universiteti”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…