Rama: Bankat, prapambetjeje të pajustifikuar ndaj zhvillimeve digjitale

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot përpjekjet e sektorit të inovacionit në Shqipëri si një model frymëzues për të gjithë sektorin privat, sidomos në raport me përgatitjen për integrimin në Bashkimin Europian dhe shfrytëzimin e fondeve të tij.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot përpjekjet e sektorit të inovacionit në Shqipëri si një model frymëzues për të gjithë sektorin privat, sidomos në raport me përgatitjen për integrimin në Bashkimin Europian dhe shfrytëzimin e fondeve të tij.

Gjatë një takimi në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve shqiptare, Rama vuri theksin mbi nevojën për një ndërveprim më të ngushtë mes këtij sektori dhe institucioneve financiare, duke kritikuar qëndrimin e bankave të nivelit të dytë, të cilat sipas tij, po tregojnë një prapambetje të pajustifikuar ndaj zhvillimeve digjitale dhe progresit që kërkohet.

“Ka qenë shumë impresionuese të njihesha me disa prej jush në aspektin e aktivitetit aktual, gjëra shumë interesante dhe si rrjedhojë kanë prodhuar një sërë eventesh të tjera që ne do të realizojmë, qoftë për të prezantuar inovacionet tuaja me sektorin e investitorëve, në sektorin e investimeve në ndërtim, në turizëm, qoftë për të pasur një ballafaqim me bankat e nivelit të dytë dhe me Bankën e Shqipërisë për të përcjellë mesazhin tek bankat që janë në kushtet e një prapambetjeje që po e kërcënon progresin e sektorit dhe për më tepër një prapambetje tërësisht e pajustifikuar, po të kemi parasysh se tanimë gjithë legjislacioni i nevojshëm është i miratuar. Të gjitha instrumentet nga ana e sektorit janë në dispozicion dhe këmbëngulja e bankave për të mos lëvizur me të njëjtin ritëm jo vetëm dëmton sektorin, por dëmton në tërësi interesat e shoqërisë duke penguar lehtësimin e mëtejshëm të gjitha ndërveprimeve që lidhen me transaksionet financiare”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Reforma zgjedhore, zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it dhe përmirësimi i proceseve zgjedhore në vend ishin në fokus të takimit të…