Rama: Kemi çdo ditë sulme sistematike, investimi në teknologji me detyrim për pushtetin vendor dhe privatët

Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek masat që po merren për mbrojtjen kibernetike, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që edhe pushteti vendor apo sektori privat të kenë një përqindje investimi në teknologji.


Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek masat që po merren për mbrojtjen kibernetike, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që edhe pushteti vendor apo sektori privat të kenë një përqindje investimi në teknologji.

Në një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve, Rama nënvizoi se gjatë këtij mandati synohet të rritet shumë mbështetja për këtë sektor me qëllim lançimin e produkteve të gatshme për tregun shqiptar.

Por, Rama nënvizoi se “kur vjen puna te sektori privat jemi ende shumë larg”.

Sipas tij, “kemi kompani të mëdha sot në Shqipëri që mund të bëjnë shumë në këtë fushë për veten e tyre dhe janë akoma të pambrojtura nga ana e ‘Cyber’”.

Në këtë drejtim, kryeministri tërhoqi vëmendjen duke theksuar se “ne nuk jemi në luftë me një hakera anonim por me një nga vendet më të fuqishme të terrorizimit kibernetik”.

“Ne kemi çdo ditë sulme sistematike dhe nuk kemi dëgjuar asnjë gjë. Ndodhi diçka në një institucion të pushtetit vendor që ishte jashtë sistemit të mbrojtjes. Ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë se nesër mund të shkojnë të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve dhe të mund të bëjnë një problem shumë të madh”, theksoi ai.

Për këtë, Kryeministri theksoi se po mendohet se si të ndërtohet një sistem dhe t’i vendosim një detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor apo sektorin privat që të kenë një përqindje investimi në teknologji.

Ndërkohë “me sektorin privat të shikojmë mundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”.

“Kjo do të rrisë nevojën për ju dhe numrin e talenteve që do të përfshihen. Kjo është një fazë që duhet ta kapërcejmë, por duhet t’i stimulojmë. Ashtu sikundër edhe për ‘cyber’ duhet të vendosim të tjera barriera”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…