Rama: Diaspora, pjesë e kapaciteteve të bashkive në hartimin e projekteve

Kryeministri gjatë një bashkëbisedimi sot në Durrës me krerët e bashkive, theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropian.


Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi sot në Durrës me krerët e bashkive, theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të pushtetit vendor për hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore, të cilat mundësojnë edhe fonde nga Bashkimi Evropian.

“Duhet të krijojmë një krah të jashtëm jashtë Shqipërisë, duke përfshirë shqiptarët e diasporës, të cilët janë të ditur dhe të gatshëm për të punuar me bashkitë si shkrues projektesh dhe si bashkëpunëtorë me bërthamën dhe kabinetin e bashkisë”, tha Rama.

Ai theksoi se, bazuar në aplikimet dhe përzgjedhjet, do të duhet të caktohet një fond për të paguar këta bashkëpunëtorë të jashtëm me një shumë të arsyeshme. Sipas Ramës, kjo do të ndihmonte bashkitë që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme brenda territorit të tyre për të hartuar projekte konkurruese.

“Bashkia e Fushë-Arrëzit, ndoshta, nuk e ka këtë kapacitet brenda territorit të saj, por e ka nëse shkon jashtë territorit dhe kërkon ndihmën e njerëzve të vet që janë në diasporë”, shtoi ai.

Rama propozoi gjithashtu që të kërkohet bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së për të atashuar ekspertë pranë bashkive, duke theksuar se mungesa e kapaciteteve për hartimin e projekteve është një boshllëk që pengon përfitimin e fondeve të BE-së.

“Vendosim një fond më shumë për projekte dhe vetëm 6 bashki e aksesojnë, sepse vetëm ato kërkojnë. Nga njëra anë nuk ke kapacitet të shkruash projekte, nga ana tjetër nuk kërkon, dhe pastaj pret nga BE-ja fonde, që është pa sens”, tha Rama, duke nënvizuar se përmes këtyre dy rrugëve të reja synohet të plotësohet nevoja për kapacitete në këtë fazë të zhvillimit vendor.

Sipas tij, ky angazhim do të forcojë dhe eficiencën e bërthamave të bashkive në hartimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore.

Rama më tej vlerësoi bashkinë e Lezhës të drejtuar nga Pjerin Ndreu si shembull pozitiv dhe që duhet ndjekur nga drejtuesit e tjerë lokalë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…