Rama: Grup pune për të testuar inspektorët e AKU-së

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama theksoi se, “çështja e rifreskimit masiv të drejtorëve nëpër bashki dhe në institucionet qendrore të qarqeve te ndryshme, nuk është qëllim në vetvete, por është një domosdoshmëri që duhet adresuar me shumë vëmendje, për të rritur aksesin e njerëzve të zotë në punën tonë të përbashkët dhe për të rritur kapacitetet që punojnë për qëllimin tonë të përbashkët”.

“Nëse nuk e bëjmë këtë rritje kapacitetesh do të gjendemi në një situatë aspak pozitive, pasi sfidat janë shtuar shumë”, tha Rama.

“Ministrja sot ka shpjeguar procesin që do të vazhdojë pas pezullimit të të gjithë veprimtarisë së inspektorëve të AKU-së, të cilët çuditërisht prapë tek-tuk shfaqen nëpër dyert e picerive dhe të dyqaneve të akulloreve se ato i kanë me merak shumë të madh për t’I kontrolluar nga pikëpamja e anës higjienike edhe pse janë pezulluar”, u shpreh Rama.

Megjithatë, shtoi Rama, “përgjithësisht është një forcë e neutralizuar aktualisht”.

Ndërkohë, nënvizoi kreu i qeverisë, “në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor është ngritur me urdhër të ministres një grup pune, ku shumicën e kanë pedagogët e Universiteti Bujqësor, 3 nga Universiteti Bujqësor, 2 nga ministria, që do të marrin në provim me gojë dhe me shkrim të gjithë inspektorët e AKU-së dhe në fazën e parë nuk do t’i kërkojmë provimin anglisht, po shqip me gojë dhe me shkrim”.

Njëkohësisht, shtoi Rama, “do të hapim rrugën për të gjithë të tjerët që do të duan të angazhohen me këtë institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë ushqimore që nuk po arrin dot të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe që më shumë shfaqet si një forcë gjobaxhinjsh nëpër territor sesa si një forcë shtetërore për të garantuar sigurinë ushqimore”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…