Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen brenda të hënës

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin të gjithë krerëve të njësive administrative, për ti hapur rrugë konkurrimit për ata që duan të japin kontributin e tyre për vendin.


Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin të gjithë krerëve të njësive administrative, për ti hapur rrugë konkurrimit për ata që duan të japin kontributin e tyre për vendin.

Rama, gjatë një takimi sot me krerët e bashkive në Durrës, tha se duhet të ndiqet shembulli i bashkisë së Cërrikut sa i takon përpunimit të mbetjeve, duke i shndërruar në produkte ekonomike.

“Mund sa di unë, pse bashkia e Cërrikut u bë tre vjet që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit – jo vetëm i përpunon dhe i kthen në produkt shitjeje – dhe pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Më duket se e ka bërë dhe Roskoveci. Përse nuk e kanë bërë dhe të tjerët? Nuk është një inovacion që është bërë në Japoni dhe s’po e bëjmë dot se s’e ka as Italia, përse nuk e kanë të gjitha bashkitë, përse nuk vrapon ti, si në Cërrik?

Shqipëria është sa një bashki e madhe në Evropë. Përse duhet të rrimë të presim? E vetmja gjë: kërkojmë fonde nga qeveria. Për çdo gjë: burra, duam fonde nga qeveria. Ç’të bëjë qeveria, të marri borxh, të japi lekë?! Ndërkohë, që ka mundësira të pafundme për të prodhuar”, tha Rama.

Rama kërkoi që kryetari i njësisë që mbulon varrezat në Elbasan, duhet të largohet. “Për sa i përket kryetarëve të PS në bashki, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke hapur mundësinë dhe për të tjerët që të tregojnë se janë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën për sa jemi ne anëtarë partie dhe atyre që duan këtë parti në krye.

“Shqipërinë në BE në 2030, s’mund të bëjmë të njëjtat gabime, duhet të bëjmë të tjera gjëra dhe një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi të re njerëzve për të kontribuar për këtë vend. Drejtorë dhe kryetarë njësish, nuk i fus të gjithë në një thes, pasi ka dhe kryetarë njësish, siç është ai i Novoselës që ka 30 vite aty. Kryetari i njësisë që ka varrezat në Elbasan, duhet shkarkuar pa kthim. Aty nis gjithçka, deri sa vjen dhe tek kryetari i bashkisë”, nënvizoi Rama, duke shtuar se shpreson që dorëheqja të jetë dorëzuar nga krerët e njësive.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Next Stop Europe”, Gjylameti: Siguria ushqimore, prioritet në integrimin europian

Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në sektorët e bujqësisë dhe mjedisit ishin në fokus të konferencës ndërkombëtare…