Sejko pret ambasadorin Ventura: Zgjerim i bashkëpunimit financiar me Spanjën

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Gabriel Cremades Ventura.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian.

Sejko i paraqiti Ambasadorit panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj janë në një trend pozitiv zhvillimi.

“Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë qenë pozitive gjatë vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur, inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta, tregjet financiare kanë qenë të qeta me kushte financimi akomoduese. Gjithashtu parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive”, u shpreh Guvernatori.

Ambasadori Ventura vlerësoi veçanërisht politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të objektivit të saj kryesor, ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve.

Në vijim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me progresin e bërë në fushën e turizmit dhe potencialin e zhvillimit të tij si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, edhe sektori bankar ka dhënë kontributin e tij nëpërmjet rritjes së vëmendjes dhe financimit të turizmit.

Ambasadori Ventura theksoi mbështetjen e Spanjës për Shqipërinë në të gjitha fushat e bashkëpunimit, veçanërisht në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Spanjës në drejtim të procesit të anëtarësimit.

Gjithashtu Ambasadori theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Spanjën si partner strategjik, në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në përfundim, Guvernatori dhe Ambasadori shprehën vullnetin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.

Burimi ATSH

Themelohet “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim për zhvillimin e industrisë detare

Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë “FINCANTIERI”, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Themelohet “Fincantieri Albania”, Nufi: Investim për zhvillimin e industrisë detare

Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë “FINCANTIERI”, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit…