Sejko: Aktiviteti ekonomik u rrit me 3,4% në tremujorin e parë të vitit

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e dytë.


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare për tremujorin e dytë.

Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko deklaroi sot në konferencën për mediet se “zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë vijuar të jenë pozitive gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese”.

Sipas tij, këto zhvillime kanë qenë në linjë me pritjet tona, ndonëse si ritmi i rritjes ekonomike dhe niveli i inflacionit ishin në kahun e poshtëm të tyre.

“Parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme të afërta me potencialin, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2026. Megjithatë, sfidat nga mjedisi i jashtëm mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku. Rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike po dobësojnë perspektivën e ekonomisë globale, duke krijuar rreziqe potenciale për zhvillimet në vend”, nënvizoi Sejko.

Në këtë kontekst, vijoi Sejko, duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi në një nivel mesatar prej 2,3% gjatë muajve prill – maj. Kjo ecuri u ndikua nga një inflacion më i lartë i çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, si dhe nga një inflacion më pak negativ i çmimit të naftës. Ndërkohë, çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera kanë mbetur relativisht të qëndrueshme. Përtej luhatjeve afatshkurtra, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit tonë, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm. Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar dhe të inflacionit të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime”, tha Sejko duke shtuar se sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3,4% në tremujorin e parë të vitit.

Sejko theksoi se “kjo rritje ishte me bazë të gjerë dhe u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe kërkesës së huaj. Ky profil kërkese nxiti rritjen e aktivitetit ekonomik në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që sektorët e industrisë dhe të bujqësisë vijuan të shfaqin tendenca tkurrëse”.

Guvernatori Sejko u shpreh se “rritja ekonomike u shoqërua me përmirësim të mëtejshëm të tregut të punës dhe të të ardhurave të familjeve. Punësimi në sektorin jobujqësor vijoi të rritet, norma e papunësisë zbriti në 8,7%, ndërsa rritja e pagave u përshpejtua në 9,6% gjatë tremujorit të parë të vitit. Ecuria e tregut të punës sugjeron se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ajo vijon të mbetet një faktor rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe të inflacionit në të ardhmen. Faktorët që mbështesin rritjen ekonomike paraqiten – në tërësi – të qëndrueshëm. Bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, mjedisi stimulues financiar dhe klima pozitive e besimit, po mbështesin rritjen e kërkesës së brendshme. Paralelisht me to, interesi për Shqipërinë si destinacion turistik dhe investimi – i pasqyruar në rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve të huaja direkte, – po mbështet rritjen e eksporteve shqiptare”.

Në veçanti, shtoi Sejko, ambienti financiar ka nxitur rritjen e ekonomisë, falë qëndrimit të kujdesshëm të politikës monetare të BSH, qëndrim i cili ka arritur të balancojë kontrollin e presioneve inflacioniste me reduktimin e ndikimeve potenciale në ekonomi.

“Në pasqyrim të tij, normat e interesit të kredive qëndrojnë në nivele të ulëta, primet e rrezikut mbeten nën kontroll, ndërsa kursi i këmbimit ka shfaqur një qëndrueshmëri në rritje. Në të njëjtën kohë, qasja e bankave ndaj kreditimit ka vijuar të jetë pozitive, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi financiar të favorshëm. Si rezultat, kreditimi ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Portofoli i kredisë për sektorin privat u rrit me rreth 16,2% gjatë pesë muajve të parë të vitit, duke shfaqur një shpërndarje të mirë në segmentet kryesore të tij dhe një rritje të ndjeshme të kredisë për investime. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë mbetet e lartë, me raportin e kredive me probleme që vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, rreth 4,1%”, nënvizoi Sejko, duke shtuar se trendi pozitiv i zhvillimeve në sektorin real dhe në tregjet financiare ofron një bazë solide për një rritje të shpejtë e të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare në të ardhmen.

Sejko tha se përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme për një rritje të ekonomisë pranë potencialit në horizontin afatmesëm.

“Kjo rritje do të vijojë të mbështetet nga kërkesa e brendshme, e përkrahur nga një treg i qëndrueshëm pune, nga klima pozitive e besimit, si dhe nga kushtet akomoduese të financimit. Kërkesa e huaj pritet të kontribuojë pozitivisht, kryesisht përmes rritjes së turizmit, ndonëse zgjerimi i këtij të fundit pritet të vijojë me një ritëm më të moderuar. Inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. Kjo ecuri pritet të pasqyrojë normalizimin e inflacionit të importuar dhe presionet e qëndrueshme nga ekonomia e brendshme, në linjë me rritjen ekonomike pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin”, theksoi Sejko.

Guvernatori Sejko u shpreh se “balanca e rreziqeve për inflacionin mbetet simetrike në afatin e mesëm. Në veçanti, tensioni gjeopolitik dhe vijimi apo intensifikimi i luftërave tregtare janë rreziqe të kahut të sipërm për inflacionin, ndërkohë që rënia e inflacionit në Eurozonë dhe një ecuri më e dobët e ekonomisë së saj në raport me pritjet përbëjnë rreziqe të kahut të poshtëm”.

“Nga ana tjetër, qëndrueshmëria në nivele të ulëta e inflacionit të huaj dhe të atij jobazë, vijojnë të gjenerojnë nivele më të ulëta inflacioni në raport me pritjet tona dhe paraqesin rreziqe të kahut të poshtëm në afatin e shkurtër”, tha Sejko.

Burimi ATSH

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonxhja: 2 korriku 1990 themel i rrugëtimit europian të Shqipërisë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 2 korrikut 1990.