Celibashi: Votimi nga jashtë ishte model, kursyem rreth 2 milion euro nga kontrata me shërbimin postar

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i votimit nga jashtë ka qenë model, ndërsa nga kontrata me shërbimin postar DHL ka kursyer 1.5 deri 2 milionë euro.


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha sot se procesi i votimit nga jashtë ka qenë model, ndërsa nga kontrata me shërbimin postar DHL ka kursyer 1.5 deri 2 milionë euro.

“Procesi i votimit nga jashtë, pa asnjë lloj droje e hezitimi them se ka shkuar shumë mirë. I kuptoj pretendimet e kujtdo subjekti zgjedhor, ka pasur problematika por duke i kalkuluar dhe efektin e këtyre problematikave, mendoj se procesi i votimit nga jashtë është zhvilluar në mënyrë model. Episodet, veçanërisht ato të shpërndarjes së zarfeve në Greqi, me bindje për mua nuk e cenojnë këtë proces. Për mënyrën se si u organizua procesi dhe për integritetin e këtij procesi. Jam i ndërgjegjshëm që për opozitën kjo gjë nuk qëndron kështu, por jam i bindur për këtë gjë. Kursimi i parave në lidhje me votimin nga jashtë, s’e ka cenuar standardin e këtij procesi. Nëse nuk gaboj janë tek rreth 1.5-2 milionë euro të kursyera vetëm për pagesën e shërbimit postar. Sikurse thashë kemi kursime edhe nga aspekte të tjera të procesit të votimit dhe brenda vendit”, tha Celibashi.

Kryekomisionieri tha se puna në KQZ do të vazhdojë pa ndërprerje, ndërsa janë anuluar edhe lejet e verës për punonjësit e KQZ-së, pasi do të ketë angazhim të administratës së këtij institucioni në rinumërimin e votave për qarkun e Tiranës dhe Fierit.

“Do vazhdojmë pa ndërprerje, gjithë administrata do jetë në punë, kemi anuluar dhe lejet vjetore për gjithë stafin, për të qenë në punë edhe gjatë korrikun edhe gushtit. Me siguri që sikurse e thashë vetëm për këto dy qarqe do duhen 18-20 ditë, për të përfunduar procesin e rinumërimit, shto edhe ditët që do mund të duhen për ankimet në Kolegj. Edhe gjysma e parë e muajit gusht do na gjejë të angazhuar me procesin zgjedhor të 11 majit. Të dyja qarqet për 18 deri në 20 ditë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Celibashi nënvizoi faktin se KQZ nuk do të kërkojë fonde shtesë për procesin e rinumërimit të votave për qarkun Fier dhe Tiranë. “KQZ s’do kërkojë fonde shestë për këtë proces, kemi kursyer fonde nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata që kemi me operatorin e shërbimit postar dhe aspekte të tjera të këtij procesi dhe procesit zgjedhor më tërësi. Nga një vlerësim paraprak, s’do kemi nevojë për fonde shtesë për këtë proces”, tha Celibashi.

Burimi ATSH

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…

Global 360

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së…