Jaupllari: Rregullimet ligjore për shëndetin e kafshëve, hap drejt integrimit në BE në fushën e sigurisë ushqimore

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, diskutoi sot projektligjin “Për shëndetin e kafshëve”.


Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, diskutoi sot projektligjin “Për shëndetin e kafshëve”.
Gjatë prezantimit të projektligjit, zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arjan Jaupllari tha se, “nisma ligjore vjen në përputhje me direktivën e BE-së, dhe është projektligj kyç i integrimit europian në fushën e sigurisë ushqimore dhe përfaqëson një hap strategjik përpara, në modernizimin e sektorit veterinar dhe mbrojtjes së popullatës dhe mjedisit”.

Sipas tij, pr/ligji “Për shëndetin e kafshëve” përcakton rregullat strike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve, të cilat janë të transmetueshme te kafshët ose te njerëzit.
Ndërsa adreson masa për organizimin sipas përparësive të klasifikimit të sëmundjeve dhe përcaktimin e përgjegjësive në fushën e shëndetit të kafshëve.
“Ky projektligj garanton sigurinë e shëndetit të kafshëve dhe njerëzve, dhe përmirëson gjurmueshmërinë dhe kontrollin e produkteve me origjinë shtazore”, u shpreh zv.ministri.

Projektligji u hartua si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe përcakton rregullat e përgjithshme dhe specifike për të gjitha llojet e kafshëve.

Jaupllari thekoi se, projektligji siguron, nëpërmjet rregullave, shëndetin e kafshëve, në mbështetje të prodhimit të qëndrueshëm blegtoral e të akuakulturës në vend, funksionimin efikas të tregut, zbutjen e efekteve negative për shëndetin e kafshëve, shëndetin publik dhe në mjedis në lidhje me sëmundje të caktuara.

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…