Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: Janë ekip i fortë, por ne duam 3 pikët

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli sot në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë.


Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli sot në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë.

Tekniku kuqezi vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se kombëtarja shqiptare futet në fushë vetëm për fitore.

I pyetur për formacionin, Silvinjo u shpreh se e ka në mendje formacionin, por do e zbulojë para ndeshjes.

“Ata janë një ekip i fortë edhe individualisht. Edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Janë një ekip shumë i mirë dhe bëjnë tranzicion shumë shpejt. Nesër shpresoj të kemi një ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresoj të dhurojmë ndeshje të bukur. Mund të ndodhë çdo gjë. Rrugëtimi drejt Botërorit është i gjatë dhe të shohim si do shkojë. Futemi në ndeshje për të marrë 3 pikët”, tha ai.

“Shumë trajnerë ankohen pas përfundimit të sezonit për gjendjen e lojtarëve. Kemi bërë stërvitje të mirë. Nesër në 20:45, do ju tregoj formacionin. Ndaj Andorrës bëmë ndryshime dhe dolën mirë., Këtë herë kemi një kundërshtar ndryshe. E kam në mendje formacionin, por të shohim nesër si do shkojë”, u shpreh Silvinjo.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ata kanë parë 5-6 ndeshje të fundit tonat, po ashtu ne kemi parë ndeshjet e tyre, i kemi analizuar. Nuk mendoj që kanë arritur të kapin ndonjë element. Ata na njohin, ne i njohim”, tha Silvinjo.

“Është një ndeshje ndryshe, shpresojmë që t’ju dhurojmë një ndeshje të bukur nga aspekti sportiv. Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, po ashtu kanë trajner të mirë. Kam dëgjuar që ka pasur mbi 800 mijë kërkesa nga tifozët, janë me fat ata që janë në stadium, janë një lojtar shtesë për skuadrën tonë. Unë doja të sillja edhe babain tim nga Brazili, por ishte shumë gjatë. Të gjithë lojtarët janë gati dhe shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur nesër”, u shpreh ai.

“Unë kam luajtur në ndeshje të mëdha dhe që kanë pasur peshë e përgjegjësi të madhe. E kam bërë këtë, por para 15 vitesh, kur ishte më e lehtë, sepse nuk kishte aq shumë rrjete sociale. Mesazhi është që të japin gjithçka në fushë”, u shpreh Silvinjo.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kongresi Botëror i Ligjit, Rama: Po ndërtojmë kushtet e një vendi të qeverisur nga ligji, jo nga forca

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve shenjoi një moment kthese në historinë e drejtësisë shqiptare,…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kongresi Botëror i Ligjit, Rama: Po ndërtojmë kushtet e një vendi të qeverisur nga ligji, jo nga forca

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve shenjoi një moment kthese në historinë e drejtësisë shqiptare,…