Vengu-Crosetto: Bashkëpunim dypalësh për industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Crosetto, informoi mbi temat e diskutuara në këtë takim, ku dy homologët ndanë pikëpamjet mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes.

Ministri Crosetto bëri të ditur se vëmendje të veçantë në takim pati industria e mbrojtjes dhe sektori i sigurisë rajonale.

“Harmoni e plotë dhe dëshirë e përbashkët për të forcuar një bashkëpunim tashmë të fortë dhe thelbësor për t’u përballur së bashku me sfidat globale”, tha ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Burimi ATSH

Buxheti për Shëndetësinë 87,2 miliardë lekë, financim për rehabilitimin e mbi 20 spitaleve

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit 2027 deklaroi se shpenzimet për sektorin e shëndetësisë parashikohen në 87,2…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia