Gonxhja: Mozaiku i pasur kulturor, ambasadori ynë më i mirë në botë

Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vuri theksin te promovimi i mozaikut tonë të pasur kulturor


Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vuri theksin te promovimi i mozaikut tonë të pasur kulturor, një pasuri që na përfaqëson jo vetëm në Shqipëri, por është edhe ambasadori ynë më i mirë në botë.

“Çdo gjuhë, rit, këngë, traditë apo veshje popullore nuk është thjesht trashëgimi dhe kulturë, është pjesë e identitetit tonë të përbashkët dhe dëshmi e historisë që na bashkon”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Ndërkohë ministri njoftoi se, sot hyrja në të gjitha sitet tona kulturore është falas për çdo vizitor. Kjo është një ftesë për të gjithë që të ecim mes historisë, të mësojmë nga e shkuara dhe të vlerësojmë shumëllojshmërinë që e bën kulturën tonë kaq të pasur.

Kreu i MEKI-t ftoi të jemi më kuriozë, më të hapur, më respektues ndaj kulturës së tjetrit, sepse kultura është dialog dhe zhvillim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.