
Presidenti Xi kërkon forcimin e besimit dhe promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë në provincën He’nan
Gjatë vizitës së tij të fundit inspektuese në provincën Henan, Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Kinës dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi se në epokën dhe udhëtimin e ri, provinca Henan duhet të zbatojë me zell planin strategjik të Komitetit Qendror të Partisë, për përshpejtimin e ngritjes së pjesës qendrore, mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë të pellgut të Lumit të Verdhë.

Gjatë vizitës së tij të fundit inspektuese në provincën Henan, Xi Jinping, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, President i Kinës dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, theksoi se në epokën dhe udhëtimin e ri, provinca Henan duhet të zbatojë me zell planin strategjik të Komitetit Qendror të Partisë, për përshpejtimin e ngritjes së pjesës qendrore, mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë të pellgut të Lumit të Verdhë. Gjithashtu provinca duhet të thellojë në mënyrë gjithëpërfshirëse reformën dhe hapjen, të përpiqet për ndërtimin e një sistemi modern industrial dhe një province të fortë bujqësore, të përpiqet për përmirësimin e jetesës së njerëzve dhe forcimin e qeverisjes sociale, për forcimin e mbrojtjes ekologjike dhe mjedisore, për nxitjen e prosperitetit kulturor, si edhe të përpiqet të shkruajë një kapitull të ri në nxitjen e modernizimit të stilit kinez me cilësi të lartë dhe qeverisje me efikasitet në pjesën qëndrore të Kinës.
Xi inspektoi qytetin Luoyang dhe qytetin Zhengzhou në datat 19 – 20 maj.
Pasditen e 19 majit, Xi Jinping vizitoi një fabrikë kushinetash në qytetin Luoyang. Në fabrikën inteligjente, Xi Jinping mësoi rreth historikut të zhvillimit të fabrikës, dëgjoi prezantimin e përdorimeve dhe performancës së llojeve të ndryshme të produkteve të kushinetave. Ai eci pranë linjës së prodhimit për të vëzhguar procesin e prodhimit. Ai tha se prodhimi është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare. Për të nxitur modernizimin e stilit kinez, është e nevojshme të ruhet një përqindje e arsyeshme e avantazheve të prodhimit. Prodhimi modern nuk mund të funksionojë pa fuqizimin e shkencës dhe teknologjisë. Duhet ta forcojmë fuqishëm kërkimin dhe zhvillimin teknologjik si edhe të ndjekim rrugën e inovacionit të pavarur.
Më pas, Xi Jinping vizitoi Tempullin e Kalit të Bardhë dhe mësoi detaje rreth budizmit dhe mbrojtjes së relikteve kulturore të tempullit.
Shpellat Longmen, të cilat kanë një histori mbi 1500 vjeçare, janë një trashëgimi e rëndësishme kulturore botërore. Xi Jinping i vizitoi ato dhe pati një shkëmbim të përzemërt me punonjësit e mbrojtjes së relikeve kulturore. Ai theksoi nevojën për të mbrojtur, trashëguar dhe përhapur këto thesare të kulturës kineze. Xi Jinping komunikoi gjithashtu me turistët dhe veçanërisht i inkurajoi fëmijët të eksplorojnë kulturën kineze dhe të krijojnë vetëbesim kulturor që në moshë të vogël.
Mëngjesin e 20 majit, Xi Jinping dëgjoi raportet e punës së Komitetit të Partisë së Provincës Henan dhe të Qeverisë Provinciale, pohoi arritjet e bëra në të gjitha aspektet e provincës Henan dhe paraqiti kërkesat për hapin tjetër të punës.
Xi Jinping theksoi se zhvillimi me cilësi të lartë, është një kërkesë e pashmangshme për modernizimin e stilit kinez. Përballë mjedisit të jashtëm kompleks, ne duhet të forcojmë besimin tonë, të bëjmë punën tonë mirë, të zgjerojmë hapjen në nivel të lartë, të përqendrohemi në stabilizimin e punësimit, ndërmarrjeve, tregjeve dhe pritjeve. Si një provincë e madhe ekonomike, provinca Henan duhet të konsolidojë më tej themelet e ekonomisë reale, të marrë si udhërrëfyes inovacionin shkencor dhe teknologjik, të zhvillojë forca të reja prodhuese me cilësi të lartë sipas kushteve lokale dhe të rrisë kapacitetin mbështetës të sistemit modern industrial për zhvillim me cilësi të lartë.
“Ne duhet të forcojmë mbrojtjen dhe ndërtimin e tokës së punueshme, të marrim përsipër përgjegjësinë e sigurisë ushqimore, të zgjerojmë zinxhirin modern industrial bujqësor, të nxisim rigjallërimin gjithëpërfshirës të zonave rurale përmes integrimit urban-rural dhe të promovojmë prosperitetin e përbashkë. Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen dhe menaxhimin ekologjik të pellgjeve kryesore të lumenjve dhe të ndërtojmë një barrierë të fortë sigurie ekologjike,”tha Xi.
Xi Jinping theksoi se popullsia e përgjithshme e Henanit, dendësia e popullsisë dhe lëvizshmëria e saj, janë relativisht të mëdha. Problemet sociale janë komplekse dhe të larmishme, ndaj qeverisja sociale duhet të forcohet në mënyrë praktike.“Ne duhet ta zbatojmë plotësisht udhëheqjen e Partisë, të përmirësojmë sistemin dhe mekanizmin e qeverisjes sociale dhe të forcojmë punën e ndërtimit të Partisë në organizata të reja ekonomike, shoqërore dhe grupe të reja punësimi. Ne duhet të bashkohemi dhe t’i shërbejmë më mirë popullit, të përmirësojmë mekanizmin për koordinimin e interesave të popullit, të përmirësojmë nivelin e shërbimeve publike,”tha Xi.
Xi Jinping theksoi se “Udhëzimi me tetë pika”është masa e rëndësishme për qeverisjen e Partisë në epokën e re. Kryerja e një studimi dhe edukimi të thelluar mbi frymën e udhëzimit me tetë pika, është një detyrë kyçe e ndërtimit të partisë këtë vit. Duhet të sigurohemi që të mësojnë me cilësi të lartë, të hetojmë me fuqi dhe të korrigjojmë në mënyrën efektive.
Xi Jinping theksoi se që nga fillimi i këtij viti, ka patur thatësira në disa zona të Kinës, madje në disa të tjera po vazhdojnë akoma. Departamentet përkatëse duhet të punojnë ngushtë së bashku, për të forcuar planifikimin e përdorimit të ujit, për të siguruar furnizimin me ujë për banorët urbanë dhe ruralë dhe nevojat bujqësore për ujitje. Mund të ketë përmbytje nëse ka thatësira, kështu që duhet ta parandalojmë me përpikëri ndryshimin e menjëhershëm nga thatësira në përmbytje. Të gjitha zonat duhet të bëjnë përgatitje të kujdesshme për parandalimin dhe kontrollin e përmbytjeve.
Burimi CGTN