Rama: ‘Giro d’Italia’ në kryeqytetin e Europës së Ballkanit

Në Tiranë po zhvillohet sot Etapa e Dytë e Giro d’Italia për edicionin e 108-të të këtij eventi. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili ka bërë edhe valëvitjen e flamurit për nisjen e çiklistit të parë.


Në Tiranë po zhvillohet sot Etapa e Dytë e Giro d’Italia për edicionin e 108-të të këtij eventi. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili ka bërë edhe valëvitjen e flamurit për nisjen e çiklistit të parë.

“Giro d’Italia në kryeqytetin e Europës së Ballkanit”, shprehet në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama teksa ka publikuar një video me një nga organizatorët e eventit i cili vlerëson organizimin e këtij eventi madhor sportiv dhe mikëpritjen në Shqipëri

Çiklistët do përshkruajnë 13.7 kilometrat e një gare kronometri e cila është e gjitha në rrugët e kryeqytetit, me një malore në Sauk.

Gara nisi që nga Sheshi “Skënderbej” rreth orës 13:30, në drejtim të Bulevardit “Gjergj Fishta”, pastaj nëpërmjet Bulevardit “Bajram Curri” drejt sheshit “Nënë Tereza”, në Rrugën e “Elbasanit” drejt Saukut, rikthehen në Bulevardin “Bajram Curri”, nga Ura e Brrylit drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri tek Sheshi “Nënë Tereza”, ku rreth orës 17:15 është parashikuar të përfundojë xhiroja.

Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, Policia e Tiranës do të ndalojë qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në disa akse kryesore në Tiranë.

Burimi ATSH

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…