Presidenti Begaj uron papën Leone XIV: Urime katolikëve shqiptarë dhe katolikëve në mbarë botën

Në emër të shqiptarëve Presidenti Begaj uroi që papa Leone XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë në krye të Vatikanit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri.

”Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri!” shkroi Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në llogaritë sociale në platformën X dhe facebook.

”Shpreh bindjen, – vlerësoi Presidenti i Republikës, – se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.”

Në emër të shqiptarëve Presidenti Begaj uroi që papa Leone XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë në krye të Vatikanit.

Kardinali Robert Francis Prevost u zgjodh sot papë, me emrin Leone XIV.

Lexo më shumë nga

Rama i përgjigjet Tsipras: I habitur që partia jote e re e shndërroi një incident në çështje politike

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras lidhur me incidentin në Zvërnec duke e konsideruar të padrejtë…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia