Balla thirrje shqiptarëve të Greqisë nga Selaniku: 72 orë për të dërguar votën drejt Shqipërisë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, iu drejtua sot nga Selaniku, me një thirrje të qartë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit.

Burimi ATSH


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, iu drejtua sot nga Selaniku, me një thirrje të qartë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit.

“Forca shqiptarët e Greqisë! Për fatin europian të kombit tonë. Për Shqipërinë 2030 në BE.
Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi. Për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që, bashkë me ju, do t’i japim Shqipërisë dhe çdo shqiptari statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë të Shteteve të Bashkuara të Europës”, deklaroi Balla.

Drejtuesi i PS për Diasporën u bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë marrë tashmë zarfin me votën, që të mos humbasin kohë dhe ta dërgojnë menjëherë drejt Shqipërisë.

“Të dashur bashkatdhetarë në Selanik dhe në gjithë Greqinë, dua t’ju kujtoj se mbeten edhe 72 orë në dispozicionin tuaj për të dërguar zarfin drejt Shqipërisë”, tha Balla.

“Ju që e keni marrë tashmë zarfin, duhet të mos humbni kohë dhe ta dërgoni atë në zyrat e DHL, Speedex dhe Courier, sepse është shumë e rëndësishme që të kapet afati i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Pra, deri të dielën në orën 19:00, zarfat duhet të mbërrijnë në Shqipëri, dhe duhet t’i lëmë kohë DHL-së.”

Ai gjithashtu u kujtoi atyre që ende nuk e kanë marrë zarfin se ku duhet të drejtohen për ta marrë.

“Ndërkohë, ju që nuk e keni marrë ende zarfin, ju lutem, shkoni në zyrën më të afërt të DHL për të gjetur se ku ndodhet zarfi juaj”, tha Balla.

Kjo thirrje vjen në ditët e fundit të një procesi ku, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, diaspora ka mundësinë të japë votën e saj për fatin politik të vendit.

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Kryeministri Edi Rama në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Protesta ka shqetësime reale të qytetarëve që duhen dëgjuar

Kryeministri Edi Rama në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane…