Rama: 582 milionë euro investime në qarkun e Beratit, 78 projekte për rigjenerimin urban

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se në qarkun e Beratit gjatë 12 viteve janë investuar 582 milionë euro.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se në qarkun e Beratit gjatë 12 viteve janë investuar 582 milionë euro.

Në fjalën e tij gjatë një takimi në Dimal, Berat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, Rama tha se “sa i përket infrastrukturës rrugore në qarkun e Beratit janë kryer 203 projekte me vlerë 210 milionë euro për 255 km rrugë të investuara, ku janë rrugë me asfalt, rrugët e bardha që nuk janë të asfaltuara, por të shtruara siç janë në vende të Bashkimit Evropian në hapësira të thella rurale dhe një pjesë janë rrugë dheu, por të investuara dhe shtruara për t’u bërë të aksesueshme, kështu është siguruar 95% akses”.

“Patjetër që hap pas hapi aty ku është e nevojshme do të fillojë zëvendësimi i rrugëve të bardha dhe të dheut me rrugë me asfalt ose të bardha”, tha Rama.

Sa i përket rigjenerimit urban, Rama tha se “janë 78 projekte, 59 milionë euro i janë dhënë këtij qarku.

Lidhur me investimet në turizëm dhe mjedis, Rama tha se “janë kryer 26 projekte me vlerë 18.7 milionë euro. Këto janë investime të qeverisë për t’i dhënë këtë profil turistik që ka qarku”.

“Në ujësjellës-kanalizime janë realizuar 71 projekte me vlerë 108 milionë euro, në fushën e energjisë janë kryer 38 projekte me vlerë 60 milionë euro, në fushën e bujqësisë 57 projekte me vlerë 18 milionë euro. Në arsim janë bërë 54 projekte me vlerë 19.5 milionë, në kulturë 36 projekte me vlerë 22.5 milionë euro. Janë një shifër që është më e madhe se për shifrën për kulturën e të gjithave qeverive të marra së bashku”, theksoi Rama duke shtuar se për shëndetësinë dhe kujdesin social janë realizuar 48 projekte me vlerë 65 milionë euro.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…