Rama: Çelim së bashku edhe me Macron “Ecole 42” te Piramida

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinj të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinj të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, të cilët kanë përfunduar me sukses kursin e kodimit në kuadër të nismave për zhvillimin e Shqipërisë Digjitale.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se, në mesin e majit kur do të bëhet Samiti i Komunitetit Politik Evropian është planifikuar që së bashku me Presidentin e Francës të çelet tek Piramida “Shkolla 42” (Ecole 42), një shkollë e teknologjisë, ndryshe nga shkolla tradicionale.

“Këtu tek Piramida për pak ditë besoj në mesin e majit kur do të bëhet Samiti i Komunitetit Politik Evropian është planifikuar që së bashku me Presidentin e Francës të hapim edhe një tjetër strukturë. Është tanimë gati, ngjitur këtu”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se, “është një strukturë shumë e njohur tanimë në botën e teknologjisë, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkolla tradicionale, quhet “Shkolla 42” (Ecole 42), ku i jepet mundësia të gjithëve, pavarësisht moshës, pavarësisht background-it akademik, shkollës që kanë kryer që të konkurronin për të hyrë në atë shkollë dhe me një program shumë më specifik dhe inovativ të gjithë këtyre njerëzve që janë të moshave të ndryshme, janë të background-eve të ndryshme u jepet çelësi për të hyrë në botën e teknologjisë”.

Faktikisht, theksoi kreu i qeverisë, “ka rezultuar një eksperiencë e jashtëzakonshme pasi i ka dhënë mundësi shumë njerëzve të mbetur në kushte vulnerabilitetit për shkak të papunësisë, ose për shkak të humbjes së vendit të punës, ose për shkak të mosgjetjes më vend në një profesion të caktuar që të ndryshojnë tërësisht profil edhe të adaptohen me botën e re gjë që në një farë mënyrë është edhe rasti juaj, por për rastin tuaj nuk mund të thuhet ndryshojnë plotësisht profil sepse ju jeni në hapat e para dhe praktikisht është thjesht një ndryshim në raport me diplomën”.

Por, shtoi Rama, “të imagjinosh që edhe një 40-vjeçar edhe një 45-vjeçar edhe një 50-vjeçar të ketë këtë shans dhe të mos shihet si një dinozaur kur i afrohet sistemit të teknologjisë, është fantastike”.

“Të gjitha këto janë një kantier ku ne po bëjmë çmos që të ndjekim kohën edhe t’u rrimë pranë të rinjve, t’u rrimë pranë vajzave dhe djemve që kanë talent, kanë vullnet, kanë dëshirë”, tha Rama.

Po ashtu, shtoi Rama, “programi i startup-eve ka dhënë rezultate inkurajuese dhe është një program që është i destinuar të zhvillohet më tutje dhe të rritet dhe nga pikëpamja e përmbajtës së vetë financiare”.

Lexo më shumë nga

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…