Sot ditë zie kombëtare, flamujt në gjysmështizë në nderim të papa Françeskut

Sipas vendimit të qeverisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.


Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri ndërsa i jepet lamtumira e fundit papa Françeskut. Funarali i tij mbahet sot në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Këshilli i Ministrave shpalli të shtunën, 26 prill, ditë zie kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Sipas vendimit të qeverisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private ftohen që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

Papa Françesku u shfaq për herë fundit në publik më 20 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin tradicional ”Urbi et Orbi”, në fund të meshës së Pashkëve, të kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

Në 12 vitet e pontifikatit, Papa i parë jezuit dhe i Amerikës së Jugut në histori është angazhuar pa u lodhur për mbrojtjen e emigrantëve, mjedisin dhe drejtësinë sociale pa vënë në dyshim pozicionet e Kishës për abortin apo beqarinë e priftërinjve.

Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…