Rama: Ndjesë për shprehjen “autizëm politik”, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi elektoral.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ka kërkuar ndjesë në lidhje përdorimin shprehjen “autizëm politik” gjatë një fjalimi elektoral.

Rama tha se ka admirim për të gjithë prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta dhe për këtë ka nxitur dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria.

Nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme, Rama u shpreh: “Mirëmbrëma, është vonë por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore.

“Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autikë dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politik, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturën politike akademike dhe më doli sot krejt pa dashje. Por ja që u desh të gaboja, pastaj të mësoja se prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme, dhe në fakt me plot të drejtë, prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për të gjithë prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta ose speciale, siç i quajmë, çka edhe më ka shtyrë të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria, gjë që e kam thënë në më shumë sesa një rast kohët e fundit dhe do të jetë pjesë e projektbuxhetit të vitit 2026”, tha Rama.

Një përgjigje kishte edhe për opozitën.

“Ndërsa lehaqeniet që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autikë si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë e atyre prindërve të nderuar, u jap fjalën që kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri më 11 maj t’u japim mësimin më të merituar për të gjitha prapësitë e panumërta në kurriz të këtij vendi dhe në kurriz të këtij populli”, tha Rama.

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bergner takon Brahon: Forcimi i sundimit të ligjit, kusht për anëtarësimin në BE

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,…