Kontingjenti VIII i Forcës Detare, në misionin e NATO-s “AEGEAN SEA”

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Altin Kurti mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së Kontingjentit VIII të Forcës Detare, në misionin e NATO-s “AEGEAN SEA”.


Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Altin Kurti mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së Kontingjentit VIII të Forcës Detare, në misionin e NATO-s “AEGEAN SEA”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu, komandanti i Forcës Detare, nënadmiral Adnand Agastra, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralmajor Ferdinant Dimo, komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, drejtorë drejtorish në SHP, familjarë e të ftuar.

Gjeneral brigade Kurti në përshëndetjen e tij drejtuar trupave, e konsideroi këtë ditë një ditë të veçantë dhe moment krenarie e përgjegjësie. “Që nga dita kur ju u betuat për ti shërbyer Atdheut, Forcave Detare, u bëtë pjesë e diçkaje më të madhe se vetja, dhe tani ndërsa përgatiteni për të nisur këtë mision, ju mbani peshën e plotë të atij premtimi. Secili prej jush është stërvitur për këtë moment, secili prej jush mban peshën e betimit, ekuipazhit dhe vendit tuaj”, u shpreh ndër të tjera gjeneral brigade Kurti.

Gjeneral brigade Kurti adresoi një falënderim të veçantë edhe në emër të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, gjenerallejtënant Arben Kingji, ku vlerësojnë maksimalisht pjesëmarrjen dhe angazhimin e trupave në këtë mision.

Duke përfunduar, gjeneral brigade Kurti, pasi ju uroi kthim të sigurt, det të qetë dhe erëra të mbara, u shpreh: ”Mbani mend kush jeni, mbani mend se kë përfaqësoni, dhe mbani mënd se sado larg të lundroni, forca e plotë e vendit lundron me ju. Kryeni misionin tuaj me nder dhe kthehuni duke ditur se keni bërë atë që pak kush mund ta bëjë…”.

Kontingjenti VIII i Forcës Detare është përshëndetur dhe nga komandanti i Forcës Detare, nënadmiral Adnand Agastra, i cili pasi vlerësoi profesionalizmin e efektivëve theksoi se FD po transformohet për të përmirësuar operacionet dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere të Aleancës. “Përvec pjesëmarrjes në operacionet e “SEA GUARDIAN”, “FOCOPS”, ne po përgatitemi të gjerojmë angazhimin tonë në rajonin e Detit të Zi dhe të ASPIDES, opsion i BE në Detin e Kuq, duke demonstruar përkushtimin tonë për të shërbyer si një partner i besueshëm në arkitekturën globale të sigurisë.”

Ceremonia u përmbyll me dorëzimi e flamurit kombëtar nga komandanti i Forcës Detare nënadmiral Agastra, komandantit të Kontingjentit VIII të misionit në detin e Egje, kapitenit të rangut III, Elton Kasemi.

Lexo më shumë nga

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rishikimi i Kodit Penal, Gogu: 2348 të paraburgosur, duhet proporcionalitet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, publikoi sot të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje me numrin e…