Superti: Çështjet e sundimit të ligjit përcaktojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Valentina Superti


Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Valentina Superti deklaroi sot nga Tirana se “çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit do të përcaktojnë dhe do të vazhdojnë të përcaktojnë rrugën drejt BE-së”.

Në fjalën e saj në takimin e dytë të nivelit të lartë të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, Superti tha se “misioni im dhe misioni jonë si një institucion është që të bëjmë një progres së bashku me Shqipërinë drejt BE-së”.

Sipas saj, qytetarët shqiptarë janë aktualisht duke e mbështetur fuqimisht këtë proces.

“Megjithëse këto konsiderata në mendje, ne bëjmë punën tonë të përditshme për t’ju pasur së bashku drejt BE-së”, tha Superti.

Për ta bërë këtë, vijoi Superti, ky është një ushtrim kompleks dhe sundimi i ligjit është tema që është në thelb të procesit të hyrjes në BE.

“Duke menduar për propozimet dhe duke punuar mbi këto iniciativa mbi sundimin e ligjit do të jetë e rëndësishme që të kemi parasysh që iniciativa e sundimit të ligjit duhet të vazhdojë që të përmbajë një sistem për kontrolle dhe balancat. Kjo është pika ime e dytë, e cila është gjithashtu e rëndësishme për t’u konsideruar që tashmë është arritur reforma në drejtësi dhe ka qenë një gur themeli në rrugën tuaj drejt BE-së”, nënvizoi Superti.

Superti u shpreh se “duhet të konsolidojmë dhe të ndërtojmë më tej dhe përtej reformës së drejtësisë, konsolidimin e sukseseve të saj, arritjeve të saj dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë kur është e nevojshme disa tema që u përmendën më parë këtu, si aksesi në sistemin e drejtësisë, sistemet efikase dhe efektive, zgjidhja e çështjeve gjyqësore”.

Superti vuri në dukje se “sundimi i ligjit është esenca për vendin tuaj për të ecur përpara dhe kjo është një temë që mund të duket shumë teknike, por është pjesa që ka të bëjë me piketat që janë vendosur”.

“Për mua është një mundësi perfekte që vetëm për një moment të festojmë të gjitha sukseset e shumta, të cilat kemi qenë në gjendje i kemi arritur me vendin tuaj ne si BE-në këto muajt e fundit. Kemi qenë në gjendje për të mbajtur dy konferenca ndërqeveritare, një në tetor dhe në dhjetor dhe këto konferenca ndërqeveritare i kanë hapur rrugën negociatave për hyrjen në BE që ka të bëjë me grup-kapitullin e parë, “Themelorët”, që është shumë e rëndësishme dhe në grup-kapitullin 6, Marrëdhëniet me Jashtë”, tha Superti.

Ajo tha se “një progres tjetër shumë i mirë është bërë mbi negociatat për grup-kapitujt e tjerë, 2 dhe 3 dhe një progres pritet edhe në këto grup-kapituj brenda 2025-s”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri- Lituani, forcimi i bashkëpunimit europian

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Lituanisë në Greqi,…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri- Lituani, forcimi i bashkëpunimit europian

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës së Lituanisë në Greqi,…