Dhuka: Plani i Rritjes së BE, mundësi për punonjësit dhe ekonominë

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka deklaroi sot se, e ardhmja në Bashkimin Evropian për të gjithë rajonin, është e vërtetë, prandaj duhet të punojmë të gjithë për këtë perspektivë.


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka deklaroi sot se, e ardhmja në Bashkimin Evropian për të gjithë rajonin, është e vërtetë, prandaj duhet të punojmë të gjithë për këtë perspektivë.

Në fjalën e saj në takimi rajonal “Dialogu social në vendet e Ballkanit Perëndimor”, Dhuka u shpreh se, “institucionet e Bashkimit Evropian kanë interes të posaçëm që rajoni i Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së”.

“Jemi pranë BE-së më shumë se në fusha të tjera kur vjen fjala tek dialogu social. Shqipëria dhe disa vende nga Ballkani Perëndimor kanë krijuar një urë bashkëpunimi me Komitetin Ekonomiko-Social Evropian dhe marrim pjesë edhe në një nismë pilote me këtë komitet”, tha Dhuka, duke shtuar se është krijuar edhe Komiteti i Përbashkët Konsultativ me BE, teksa takimi i parë përurues do të ndodhë nesër.

“Ne po e bëjmë këtë punë në formë të përshpejtuar që tani, jo thjesht kur të bëhemi shtet anëtar”, theksoi Dhuka, duke shtuar se, “Shqipëria po ecën përpara gradualisht në rrugën drejt BE”.

“Çdo vend i Ballkanit Perëndimor po ecën përpara me aspiratën drejt BE. E ardhmja në BE për të gjithë rajonin është e vërtetë. Prandaj le të punojmë të gjithë për këtë perspektivë”, u shpreh Kryenegociatorja.

Ne, shtoi Dhuka, “sigurisht do të bëhemi shtet anëtar dhe kjo gjë do të na sjellë shumë mundësi dhe sfida”.

Ndërkohë, theksoi ajo, “rruga drejt anëtarësimit është në vetvete ndryshim thelbësor dhe i vërtetë”.

“10 vendet e fundit që janë bërë anëtare në BE kanë treguar qartë këto ndryshime ekonomike dhe sociale që janë bërë të prekshme me rritjen e kushteve të jetesës, punës, standardeve ekonomike”, tha Dhuka, teksa shtoi se, “duam që ky rrugëtim të na sjellë këto përfitime për qytetarë tanë që janë në tregun e punës”.

Por kjo, shtoi Dhuka, “sjell përfitime edhe për shtetet anëtare të BE-së”.

“Sekreti është që t’u paraprish mundësive. Ne i dimë dhe sfidat demografike që kanë vendet tona. Si në rajon dhe në BE. Po i referohem dhe lëvizshmërisë. Mendoj që kjo është sfidë, por edhe mundësi. Në disa vend edhe sektorë mund të jetë sfidë. Ne duhet të punojmë për të ndërtuar dhe sjellë këto shanse që janë të përbashkëta”, tha Dhuka.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria janë vende me moshë të re. Ne kemi një treg pune të ri në moshë, por me njohuri, që do të thotë që kemi shumë zell për të përqafuar ndryshimet teknologjike sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Dhuka.

Kryenegociatorja shtoi se, “Ballkani Perëndimor dhe BE-së kanë një sfidë konvergjence, sepse ne jetojmë në një situatë ku standardi i jetesës është më i ulët se mesatarja e BE-së”.

Gjithsesi, shtoi ajo, “ka mekanizma dhe nisma për të trajtuar pikërisht këtë çështje. BE-ja po na sjell pikërisht këto mundësi përpara se të bëhemi shtet anëtar i BE-së”.

“Këto shanse ne po i përqafojmë me modelin e një partneriteti. Plani i Rritjes është model partneriteti i BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe synon integrimin e dy tregjeve. Kjo do të sjellë mundësi për punonjësit, por edhe zinxhirin e vlerës, rritje e njohurive të bizneseve tona, por edhe të punonjësve tanë”, u shpreh Dhuka.

Kryenegociatorja falënderoi BE-në që fusha si dialogu social, punësimi dhe rinia i ka prioritare.

Burimi ATSH

Begaj takim me Sulyok: Hungaria, mbështetje të palëkundur anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj takim me Sulyok: Hungaria, mbështetje të palëkundur anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás…