Hoxha me homologen britanike, bashkëpunim strategjik dhe operacional

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një takim dypalësh me homologen britanike Yvette Cooper, gjatë vizitës së tij në Londër.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi një takim dypalësh me homologen britanike Yvette Cooper, gjatë vizitës së tij në Londër.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se “kënaqësi takimi me ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të frytshme, gjatë vizitës që zhvillova në Londër”.

Hoxha bëri të ditur se “diskutuam për çështje që prekin interesin e përbashkët, si migracioni i paligjshëm, krimi ndërkufitar, etj.”.

Nga ana tjetër sipas Hoxhës, “ministrja Cooper më siguroi mbështetje të plotë të qeverisë britanike për rritjen e kapaciteteve policore, por edhe në proceset integruese të vendit drejt BE-së”.

“Me Britaninë e Madhe e kemi intensifikuar bashkëpunimin jo vetëm në nivel strategjik, por edhe operacional. Oficerë të Policisë së Shtetit punojnë ngushtësisht në skuadra hetimi, me Policinë Britanike”, nënvizoi Hoxha.

Sipas Hoxhës “rezultatet e shkëlqyera që arritëm kundër migracionit të paligjshëm dy vitet e fundit, u dakordësuam t’i shtrijmë edhe në fushën e luftës kundër krimit të organizuar”.

“Me Ministren ndamë idenë se edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet t’i bashkohen Taskforcës së përbashkët, ku është bërë pjesë edhe Kosova”, theksoi ministri.

Gjithashtu e përmbylli reagimin Hoxha “folëm mbi përgatitjet për Samitin e Komitetit Politik Europian, që mbahet në mesin e majit në Tiranë, si një ngjarje e rëndësishme politike për vendin”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…