Ibrahimaj: Biznesi i vogël më i favorizuari në taksim, rritje vit pas viti e pensioneve

Ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj e cilësoi taksimin progresiv, si modelin e duhur që takson mbi bazën e pagave.


Ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj e cilësoi taksimin progresiv, si modelin e duhur që takson mbi bazën e pagave.

Gjatë një interviste televzive ajo tha se, biznesi i vogël ka taksimin më favorizues jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

“Biznesi i vogël është ndër ato kategori të ekonomisë që ne kemi favorizuar më shumë se çdo kategori tjetër. Një biznes i vogël sot paguan zero taksa. Një biznes i vogë që ka të punësuar një familjar paguan vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore”, theksoi ministrja.

“Biznesi i vogël në Shqipëri ka regjimin e taksimit më të favorizuar, jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës. Ne kemi tavanin më të lartë për pagesën si të TVSH-së edhe të tatim-fitimit. Nëse bëjmë një analizë se sa ka paguar biznesi i vogël në qeverisjen tonë është gati gjysma e asaj që ka paguar në qeverisjen e kaluar”, tha Ibrahimaj.

“Politikat e favorizimit për biznesin e vogël do t’i mbajmë deri në 2029. Ndërkohë që ne kemi patur një rritje të qendrueshme të numrit të bizneseve”, tha Ibrahimaj.

Ajo foli edhe për programin që ofron Partia Socialiste.

Një ndër pikat e programit janë edhe pensionet. Ajo tha se kjo parti, ka si qëllim rritjen e pensioneve, të pagave si dhe rritjen ekonomike në tërësi.

“Duke qenë se reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultatet e vetë, personat që dalin në pension të cilët e kanë mbushur moshën dhe vitet e punës, aktualisht pensioni i tyre mesatar është 300 euro. Premtimi për ta çuar pensionin në 400 euro është i mbajtshëm duke marrë parasysh të gjithë elementët e rritjes së pagave dhe rritjes ekonomike”, theksoi ajo.

Ibrahimaj premtoi se PS do të bëjë të mundur rritjen nga viti në vit të pensioneve deri në vitin 2030. Gjatë këtij viti, ministrja shton se pensionet do të bëhen në 400 euro.

“Pjesë e programit tonë është që 400 euro pensioni mesatar do të jetë në vitin 2030. Sigurisht që do të vijë në rritje vit pas viti. Ne kemi folur edhe për një reformë tjetër të pensioneve që po studiohet me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Është një numër shumë i lartë pensionesh dhe si i tillë, një vendim i gabuar do të çonte në një kolaps fiskal dhe do të hante të gjithë të ardhurat që përdoren për zhvillim, prandaj mendohemi gjatë që premtimet ti mirëllogarisim që të realizohen deri në vitin 2030”, tha Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Kumbaro në shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, investim për artin dhe arsimin

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, tha se ky është një investim i rëndësishëm për arsimin dhe artin në qytet.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kumbaro në shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, investim për artin dhe arsimin

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, tha se ky është një investim i rëndësishëm për arsimin dhe artin në qytet.