Automotoparku i Elbasanit, Rama: Ambicia jonë, Shqipëria 2030 të mikpresë Formula 1

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, me 300 mijë spektatorë fizikisht dhe mbi 1 miliard shikues në ekran.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Automotoparku i Elbasanit do të mirëpresë garat më prestigjioze të Formula 1, me 300 mijë spektatorë fizikisht dhe mbi 1 miliard shikues në ekran, duke e kthyer në këtë mënyrë Elbasanin në epiqendrën e re të turizmit sportiv në rajon.

Gjatë prezantimit të projektit të Automotoparkut, një kompleks sportiv ndërkombëtar sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, Rama bëri të ditur se “projekti tanimë është i detajuar plotësisht në një bashkëpunim të ngushtë me Formula 1′.

“Ne kemi ndjekur të gjitha sugjerimet si dhe kemi adresuar të gjitha kritikat e skuadrës së vendosur në dispozicion të këtij projekti nga drejtuesi Ekzekutiv i Formula 1. Ndërkohë në territor vazhdon puna për të përgatitur të gjithë terrenin mbi të cilin do të ndërtohet projekti me infrastrukturën, hyrjet dhe daljet”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë edhe viti i mikpritjes së garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para pak kohësh edhe për vende shumë më me emër se i yni.

“Por ja që ne ja dalim edhe aty ku basti duket i pamundur. Këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një investim të kësaj natyre për një garë, por për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se ky projekt është ekonomi jo vetëm gara me makina.

“Në harkun e gjithë vitit ky projekt do të krijojë një destinacion ku në qendrën e vetë të gravitetit do të jetë siguria rrugore dhe ku që nga fëmijët e vegjël deri te më të rriturit do t’i duhet t’i referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do të jenë pjesë e të qenit tonë anëtarë të BE-së”, shtoi Rama.

Rama theksoi se modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë, por skuadra teknike e Formula 1, që ka punuar me studion e përzgjedhur nga konkursi ndërkombëtar është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes së cirkuiteve të Formula 1 është inovativ.

“Kjo për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1 dhe këtë cirkuit në Elbasan e bëjnë që të sjellë një sërë risish. Kjo është pjesë e kërkesave të Formula 1 kur adopton cirkuite të reja në kalendarin e vetë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu pret ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer, në një takim ku…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu pret ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer, në një takim ku…