Konkursi ndërkombëtar “Wanderlust in Albania”, Rama fton vizitorët: Tregoni emocionet gjatë eksplorimit të Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Turizmit shpalli edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania – foto & video reels”.

Agjencia Kombëtare e Turizmit shpalli edicionin e dytë të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania – foto & video reels”.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ky konkurs ka për qëllim promovimin inovativ të Shqipërisë turistike përmes fotove dhe videove reels të realizuara përmes tregimtarëve më autentikë, vetë vizitorëve.

Rama ftoi vizitorët të marrin pjesë në “Wanderlust in Albania” për të treguar emocionet gjatë eksplorimit të Shqipërisë turistike.

Në garë mund të marrin pjesë si fotografët profesionistë ashtu edhe ata amatorë që kanë fiksuar imazhe të bukura të vendit tonë, gjatë dy viteve të fundit. Konkursi është ndërkombëtar dhe ka 11 kategori, përfshirë risinë e këtij edicioni, kategorinë inovative të videove CGI.

300 fotot dhe 100 videot më të votuara do të kenë mundësi të marrin çmime speciale. Gjithsej do të ndahen 40 çmime.

Kryeministri informoi se edicioni i parë shënoi një sukses të vërtetë duke tërhequr pjesëmarrës nga 42 shtete të botës.

“Mundësoi të ndajmë bukurinë e Shqipërisë me një audiencë globale”, tha Rama.

Aplikimet për Konkursin Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” do të jenë të hapura nga data 21 mars deri më 4 prill. Sfida e këtij edicioni do të jetë edhe më e madhe.

Të gjithë fituesit do të jenë pjesë e një aktiviteti special i cili do të nderojë bukuritë më të veçanta të Shqipërisë përmes këndvështrimit të fotografuesve.

Burimi ATSH

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia