KQZ miraton përmbajtjen e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit

KQZ miratoi në mbledhjen e sotme përmbajtjen e fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj.


KQZ miratoi në mbledhjen e sotme përmbajtjen e fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj.

Miratimi i përmbajtjes së fletës së votimit për 12 qarqet e vendit, u bë pas përfundimit të procesit të regjistrimit të listave shumemërore dhe përcaktimit të renditjes së subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve në fletët e votimit, në fletën e votimit.

Miratimi i përmbajtjes së fletës së votimit u krye në transparencë të plotë dhe në konsultim të ngushtë me përfaqësuesit e partive politike në KQZ.

Fletët e votimit do të kenë përmasa të mëdha, pasi në to do të përfshihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë, qofshin ata në listë të mbyllur, por edhe në listën e hapur për të cilët mund edhe të votohet.

Ndër fletët më të mëdha të votimit do të jetë në qarkun e Tiranës për shkak të numrit të madh të kandidatëve, rreth 539 emra për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm në të gjitha qarqet.

“Fleta e votimit është njësoj në kuptimin e madhësisë për të gjitha qarqet. Në Tiranë ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshme, po të ishin me font më të madh do ishte më mirë. Por duke vendosur racionalitetin e madhësisë së fletës së votimit me mundësinë e leximit të kandidatëve, raporti qëndron mirë në këtë fletë votimi që kemi përgatitur”, tha Celibashi.

Në krye të fletës vendoset numri dhe sigla e subjektit zgjedhor, ndërsa më poshtë emrat e listës së mbyllur dhe ndjekur më pas nga kandidatët e listës së hapur.

Këto zgjedhje kandidatët do të shënohen me emër dhe mbiemër në fletën e votimit, në ndryshim nga zgjedhjet e 2021 kur kandidatët u shënuan pa emra, por vetëm me numra.

Fletët e votimit për 11 majin do të prodhohen nga ‘Cetis’ në Slloveni dhe shpërndarja tek diaspora, që voton për herë të parë, nis 10-ditëshin e parë të prillit.

Një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha ka numrin 1.

Gjithashtu, Komisioneri vendosi caktimin e 100 qendrave të votimit në ndërtesa private, për qarkun Shkodër, Dibër, Berat dhe Fier, pasi ambientet e propozuara nga kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore plotësojnë kriteret e përcaktuara në dispozitat ligjore dhe aktet e KQZ-së në fuqi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.