“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Transformim i jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025”.

Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama tha se “është vërtetë një kënaqësi e veçantë që sot ne jemi mbledhur këtu për një tjetër moment simbolik dhe domethënës në historinë bashkëkohore të qytetit tonë të kryeqytetit të Shqipërisë”.

Duke iu referuar një shprehjeje të Eqerem Çabej, i cili shkruan se “Nëse do të njohësh një komb ec në rrugicat e kryeqytetit të tij”, Rama tha se “sot nuk është edhe aq lehtë të ecësh në rrugicat e kryeqytetit tonë për arsye të një transformimi të jashtëzakonshëm që është transformimi më i madh që kryeqyteti ka njohur në historinë e tij, edhe pse në rastin e Tiranës krahasimi me origjinën dhe me të kaluarën është jo i vështirë për të treguar se sa larg, se sa lart je ngjitur, pasi ndryshe nga të tjera kryeqytete rreth nesh Tirana është një kryeqytet shumë i ri dhe më një histori shumë herë më pak të pasur sesa historia e kryeqyteteve të tjera rreth nesh”.

“Sot ato rrugica dhe rrugët e Tiranës në tërësi janë dëshmitare të një transformimi të jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër edhe fakti që Tirana për të katërtin vit me radhë zgjidhet si një ndër kryeqytetet ku diçka i mbetet ta mbajë në formën e një pishtari të ndezur. Në vitin 2022 ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë, në 2023 Kryeqyteti Evropian i Sportit, në 2024 Kryeqyteti i Turizmi dhe këtë vit Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut do të thotë ekzaktësisht që këtë transformim nuk e shohim vetëm ne që duam ta shohim sepse ka edhe nga ata që nuk duan ta shohin, por e shohin edhe të tjerët të cilat na kanë parë si kemi qenë, na shohin si jemi dhe gjithmonë e më shumë na respektojnë dhe na admirojnë për sa shumë kemi arritur të bëjmë. Duke pasur parasysh që kur dolëm nga errësira e thellë e Koresë së Veriut në mes të Evropës ishim shumë më mbrapa të gjithë atyre të tjerave që sot përpiqemi të afrohemi edhe më pas të krahasohemi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “të qenit kryeqytet Mesdhetar dhe ndërkohë të qenit kryeqytet Evropian i Kulturës dhe Dialogut në Mesdhe na bën nder edhe për faktin se Mesdheu është një mijë gjëra bashkë siç thotë Fernand Braudel , jo një peizazh , por shumë peizazhe , jo një det, por shumë dete, jo një qytetërim, por shumë qytetërime, që janë të vendosur si kënd mbi njëri-tjetrin”.

“Fakti që ne e kemi përqafuar këtë diversitet duke e mishëruar në mënyrën e të qenit na bën edhe tërheqës edhe do të na bëjë gjithmonë e më shumë tërheqës dhe gjithmonë e më shumë do na japë mundësinë të jemi një urë e Mesdheut të jemi një pikë referimi për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës së diversitetit dhe të harmonisë jo vetëm mes besimeve fetare, por edhe më shumë se kaq shpresoj edhe uroj”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Eja n’Liss”, takim poetik që ndërthur historinë, identitetin dhe artin e fjalës

Sot në qytetin e Lezhës, në kuadër të festimeve për 2 Marsin – përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës – u…

Global 360

Macron kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas sulmeve kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i cilësoi sot sulmet e kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Irani si të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Eja n’Liss”, takim poetik që ndërthur historinë, identitetin dhe artin e fjalës

Sot në qytetin e Lezhës, në kuadër të festimeve për 2 Marsin – përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës – u…